1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Merkel: Pa Gjeorgjinë nuk mund të ketë zgjidhje të konfliktit

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel zhvillon vizita në vendet e Baltikut: Estoni dhe Lituani. Gjatë bisedimeve në kuadër të këtij turi një vend të rëndësishëm zë tema e konfliktit në Kaukaz.

Kancelarja Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel

Vizitave në vendet e Baltikut i parapriu të hënën (25.08) qëndrimi në Stokholm. Pas takimit me kryeministrin suedez Frederik Reinfeldt, Merkel u prononcua lidhur me vendimin e Dumës ruse mbi pavarësinë e Abkazisë dhe Osetisë Jugore nga Gjeorgjia. Në këtë kontekst ajo kritikoi edhe procesin e tërheqjes së trupave ruse nga Gjeorgjia: "Ne jemi të pakënaqur dhe e them fare qartë, se plani gjashtë pikësh deri tani nuk është përmbushur. Kjo është evidente. Tërheqja e trupave ruse duhet të vazhdojë, si p.sh. nga Poti."

Kancelarja u shpreh mjaft e shqetësuar mbi rezolutën e parlamentit të Rusisë për pavarësinë e Abkazisë dhe të Osetisë Jugore: "Unë e shoh me shumë shqetësim vendimin e e Dumës për pranimin e pavarësisë së Abkazisë dhe të Osetisë Jugore. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Një hap i tillë do të krijonte një situatë të vështirë dhe kritike sa i përket integritetit territorial të Gjeorgjisë. "

Pa Gjeorgjinë nuk mund të ketë zgjidhje të konfliktit shtoi Merkel. Ajo theksoi, se propozimet dhe ofertat për antarësimin e Gjeorgjisë dhe të Ukrainës në NATO duhet të përforcohen: "Sa ka të bëjë me antarësimin në NATO, ne kemi marrë vendime të qarta në samitin e Bukureshtit. Gjeorgjia dhe Ukraina, shkruhet në dokument, do të jenë antare të NATO-s. Unë e kam theksuar vazhdimisht, se vendet duhet të vendosin vet për këtë, natyrisht edhe NATO-ja, nëse ato duan të jenë antare të aleancës.

  • Data 26.08.2008
  • Autor Albert Brajtshuh
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F4wO
  • Data 26.08.2008
  • Autor Albert Brajtshuh
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F4wO