1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Merkel përfundon vizitën në Indi

Në përfundim të vizitës së saj në Indi kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje këtij vendi në zhvillim të hovshëm ekonomik, që të luftojë në mënyrë të vendosur varfërinë. India është një vend me shanse, por edhe me hendeqe të mëdha, tha kancelarja në metropolin ekonomik Bombej. Në bisedat e saj me udhëheqjen indiane Merkel deklaroi, se do ta zhvendosë pikërendesën e ndihmës gjermane për zhvillimin nga luftimi i varfërisë tek mbrojtja e klimës dhe teknologjitë e reja. Njëkohësisht partneritetet me Kinën dhe Indinë duhen zgjeruar në të njëjtën mënyrë. Këto dy vende nuk duhen kundërvënë me njëra-tjetrën, tha Merkel. Vizita katërditore, në të cilën ajo shoqërohej nga një delegacion ekonomik i rangut të lartë, i ka sjellë një shtytje përpara bashkëpunimit në ekonomi, shkencë dhe politikë.

  • Data 01.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C04R
  • Data 01.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C04R