1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: "Ne duhet ta mbajmë Europën të bashkuar"

29 Shkurt 2016

Kancelarja Merkel u lutet qytetarëve gjermanë për durim në krizën e refugjatëve. Ajo i përmbahet angazhimit për një zgjidhje ndërkombëtare. Europa duhet të mbahet e bashkuar dhe të tregojë humanizëm, tha Merkel në ARD.

https://p.dw.com/p/1I4Ac
Angela Merkel bei Anne Will
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Jensen

Në një emision televiziv të moderuar nga gazetarja Anne Will kancelarja Angela Merkel theksoi: "Po, është një rrugë e vështirë". Ajo shtoi, se bëhet fjalë për prestigjin e Gjermanisë në botë. "Kjo është një fazë shumë e rëndësishme në historinë tonë."

Njëkohësisht Merkel i përmbahet kursit të saj për kufijtë e hapur: sipas saj, askush nuk duhet të besojë, se me mbylljen e njëanshme të kufijve mund të shmangen problemet. Ajo ndjek edhe mendimin, "që Europa të mos shkatërrohet".

E pyetur, nëse në sfondin e protestës masive dhe urrjetjes së hapur kundër refugjatëve mund të krijohet një situatë e rrezikshme për demokracinë, ngjashëm si në kohën e Republikës së Vajmarit, Merkel u përgjigj: "Nuk besoj." Ndonëse, tha ajo, sinjalet përkatëse paralajmëruese duhen vlerësuar me seriozitet. Por është detyrë e saj, që "problemet t'i zgjidhë në atë mënyrë, që ne të mund t'u përmbahemi vlerave tona".

Angela Merkel bei Anne Will
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Jensen

Nuk ka një plan B

Njëkohësisht kancelarja vuri në dukje, se kujdeset, që në Gjermani të vijnë më pak refugjatë. Pyetjes nëse ka një plan për zgjidhje kombëtare, Merkel iu përgjigje: "Jo nuk kam një plan B." Ajo bashkë me Holandën dhe me Komisionin e BE-së angazhohet, që të arrijë marrëveshje të qendrueshme me Turiqnë, për ta kufizuar valën e refugjatëve drejt Europës. Ajo është e bindur, që ndodhet në rrugën e drejtë dhe shpreson tek bisedimet me Turqinë në samitin me BE-në pas një jave. Merkel e përjashtoi mundësinë që kjo të ketë pasoja për të personalisht, në rast së dështon samiti më 7 mars. Ajo tha, se do të vazhdojë të punojë edhe më tej për nismën e saj të zgjidhje, e se tek e fundit samiti i radhës i BE-së është më 17 dhe 18 mars.

Ajo sërish u shpreh kundër kërkesave për përcaktimin e një kuote maksimale të pranimit të refugjatëve. Kancelarja theksoi, se është e agazhuar që në një fazë të tillë të mos japë premtime, të cilat "nuk mbajnë më shumë se tri javë".

Të mos lihet Greqia në baltë

Kancelarja në intervistën një orëshe në studion e ARD e pyetur nga Anne Will u ndal edhe rreth situatës në Greqi. "Ne nuk mund ta lemë tani këtë vend në baltë", tha Merkel. Ne nuk e mbajtëm këtë vend në Euro, për ta braktisur tani, bëri të qartë kancelarja. Në shtetin e zonës së Euros dhe të Shengenit Greqi çdo ditë zbarkojnë ndërkohë dhjetra mijëra refugjatë, sepse vendet përgjatë itinerati ballkanik, kanë rënë dakord, që të lejojnë kalimin e vetëm një pjese të emigrantëve drejt veriut.

Merkel ka qenë e ftuar edhe para pesë muajsh në emisionin e Anne Will. Gjatë kësaj periudhe kancelarja në mes të nëntorit ishte e ftuar edhe nga televizioni ZDF. Tre prezantime të mëdha televizive brenda një gjysmë viti, sipas shumë vëzhguesve, janë një shenjë, se kancelarja ndodhet nën presion lidhur me krizën e refugjatëve.