1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Merkel në vendin e bumit ekonomik

Gjermania dhe Indonezia duan t’i intensifikojnë dukshëm marrëdhëniet e tyre. Kancelarja Merkel gjatë vizitës së saj në Xhakarta arriti marrëveshje për një bashkëpunim të ngushtë, edhe në fushën e armatimit.

Në foto, Angela Merkel dhe Susilo Bambang Yudhoyono

Në foto, Angela Merkel dhe Susilo Bambang Yudhoyono

Indonezia dëshiron „një partneritet gjithpërfshirës me Gjermaninë“, theksoi presidenti Susilo Bambang Yudhoyono gjatë takimit me Angela Merkelin në kryeqytetin indoenzian. Në “Deklaratën e Xhakartës” krerët e qeverive të dy vendeve vulosën një bashkëpunim më të ngushtë gjermano-indonezian në fushat e ekonomisë, tregtisë, hulumtimit e teknikës dhe mbrojtes.

Armatimet që nuk mund të prodhohen në Indonezi, duhet të blehen nga “vendet mike” si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia “dhe tani Gjermania”, ka thënë Yudhoyono.

Tanke gjermane për Indonezinë?

Indonezia ka bërë tashmë një kërkesë për dërgimin e 100 tankeve të përdorura Leopard nga rezervat e Bundeswehrit, njoftuan mediat vendase, duke cituar zëvendësministrin e Mbrojtjes të vendit të tyre. Një kërkesë e ngjashme është refuzuar nga parlamenti në Holandë, pasi që deputetët holandezë kishin frikë se armët e kërkuara mund të përdoren për të luftuar forcat e padëshiruara politike në Indonezi.

Tanku luftarak gjerman - Leopard 2

Tanku luftarak gjerman - Leopard 2

Yudhoyono, megjithatë, siguroi se ai kurrë nuk do të përdorte armë apo tanke kundër popullit të tij. Ato i shërbejnë vetëm mbrojtjes së vendit. Ka 20 vjet që ushtria indoneziane nuk është modernizuar, shumë pajisje ushtarake janë vjetëruar tashmë.

Merkel ndërkaq theksoi se nuk është biseduar rreth projekteve konkrete. Para vizitës së saj në Indonezi qarqet qeveritare gjermane hodhën poshtë mundësinë se mund të fillohet me eksportimin e tankeve në Indonezi. "Çdo gjë do të bëhet në mënyrë të hapur dhe transparente", njoftoi tani presidenti Yudhoyono. Në Gjermani, megjithatë, për bizneset me armatim vendoset në takimet sekrete të Këshillit të Sigurimit Federal. Vendimet e këtj këshilli bëhen të njohura për publikun fillimisht në raportin vjetor.

Mesazhe për tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore

Angela Merkel vizitoi edhe xhaminë Istiklal në Xhakartë

Angela Merkel vizitoi edhe xhaminë Istiklal në Xhakartë

Kjo është vizita e parë e Angela Merkelit si kancelare në vendin më të madh mysliman në botë. Në fillim të vizitës së saj dyditore kancelarja u angazhua që të dërgojë mesazhe për tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore të besimeve: Së pari, ajo vizitoi Kishën Evangjeliste dhe menjëherë pastaj Xhaminë Istiklal në Xhakartë, e cila është xhamia më e madhe në Azinë Juglindore. Më parë Angela Merkel vuri një kurorë me lule në varrezat Kalibata, të cilat kanë një karakter multi-fetar dhe përfshijnë varret e mijëra viktimave të luftës për pavarësi. Çuditërisht, kancelarja në Xhakarta është takuar dhe ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde.

Autor: (rtr, dapd, dpa, afp / E.Ahmeti)

Redaktoi: Angjelina Verbica