1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Kontakte me qytetarët për të ardhmen e BE

7 Maj 2018

Kancelarja Angela Merkel tha se kontakti me njerëzit do të ndihmojë për të formësuar Bashkimin Evropian. Në një shkolle në Berlin Merkeli tha se Gjermania dhe Franca kanë pozicione të përbashkëta në shumë çështje.

https://p.dw.com/p/2xJKg
Merkel besucht Schule in Berlin
Fotografi: DW/A. Köhler

Qeveria gjermane do të flasë deri në vjeshtë, në shumë aktivitete në Gjermani për BE. Synimi do të jetë që të dëgjohet më shumë për dëshirat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe për të nxjerrë nga kjo përfundime për formësimin e Evropës. "Ne do të përpiqemi tani që në kuadër të dialogut evropian të jemi në kontakt me më shumë njerëz", tha Kancelarja Merkel pas takimit të parë në Shkollën-Jane-Addams në Berlin.

Aktivitete pro BE në shumicën e 28 shteteve të BE

Gati të 28 shtetet anëtare të BE marrin pjesë në këto veprimtari. Ideja është e Presidentit francez Emmanuel Macron. "Unë e rimora atë me shumë dëshirë", tha Merkeli. Në verë Merkeli dhe Macroni do të paraqesin ide të përbashkëta për rigjallërimin e Evropës. Midis Francës dhe Gjermanisë Kancelarja Merkel sheh shumë përbashkësi.

Merkel besucht Schule in Berlin
Fotografi: DW/A. Köhler

Angela Merkel tha se për politikën evropiane Gjermania dhe Franca kanë pozicione të përbashkëta në pjesën më të madhe të çështjeve. "Përbashkësitë janë në të gjitha çështjet bazore", tha ajo të hënën duke vizituar shkollën në fjalë. Kjo vlen për politikën e azilit, për shumicën e çështjeve të ekonomisë, për mbrojtjen e klimës, për kërkimet si dhe inovacionit. E njëjta gjë mund të thuhet për temën e sigurimit të kufijve të jashtëm të BE dhe shumicën e temave të politikës së jashtme. "Atje ku ne kemi nganjëherë thekse të ndryshme është çështja se si do të zhvillohet Euro", tha Merkel.

Gjermania i kushton shpesh rëndësi më të madhe aftësisë për konkurrencë, në një kohë që Franca ngul këmbë për të ecur shpejt së bashku. Sipas pikëpamjes së saj, BE do të mbetet në një të ardhme të afërt një bashkësi shtetesh.