1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: 'Klimën e botës nuk mund ta shpëtojë as një vend dhe as një kontinent i vetëm"

Qeveria gjermane është e mendimit, se në samitin e OKB-së për klimën në Kopenhagë duhet të shënohen rezultate konkrete dhe nuk nuk duhet të ketë vetëm deklarata të përgjithshme.

Kancelarja Angela Merkel e sheh mbrojtjen e klimës jo vetëm si detyrë të SHBA-së.

Kancelarja Angela Merkel e sheh mbrojtjen e klimës jo vetëm si detyrë të SHBA-së.

Si kancelarja gjermane Angela Merkel edhe Ministri gjerman i Mjedisit, Norbert Rëttgen, theksuan në intervista te ndryshme se në samitin e Kopenhagës vihet re një dinamikë pozitive, sidomos pas njoftimeve që autoriteti për mbrojtjen e mjedisit në SHBA, i ka kategorizuar zyrtarisht si të dëmshme gazrat shkaktare të efektit serë, gjë që i hap rrugën qeverisë së Presidentit Obama të kufizojë emetimin e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjera të dëmshme për klimën edhe pa miratimin e Kongresit.

Detyrimi ndërkombëtar

Në lidhje me ofertat e paraqitura deri tani, sidomos të SHBA-së dhe Kinës dhe mundësisë që në konferencën e Kopenhagen të arrihet një marrëveshje për klimën znj. Merkel, tha: "Secili duhet ta ketë të qartë se kjo është një konferencë globale përsa i përket mbrojtjes së klimës dhe ofertat paraqiten në një tryezë të përbashkët, dhe nuk mjaftojnë që të arrihet synimi i dy gradëve. Qëllimi i kësaj konference duhet të jetë një detyrim ndërkombëtar për reduktimin e ngrohjes së tokës me dy gradë deri në në vitin 2050 dhe për këtë duhet të bëjnë më tepër të gjithë, sidomos vende si Kina dhe India, të cilat ende nuk e kanë pranuar ende objektivin prej dy gradësh. Kurse SHBA po e bëjnë tashmë këtë”.

Nuk duhet lejuar rritja mbi dy gradë e temperaturës

Sipas zonjës Merkel samiti do të konsiderohej i dështuar: "... në rast se nuk do të bënte përcaktimet e duhura dhe pjesëmarësit nuk do të binin dakort për marrëveshjen ndërkombëtare për kufizimin e ngritjes së temperaturës deri në dy grade. Kjo do të thoshte që çdo vend t'i jepte vetes së drejtën për të vazhduar si më parë. Dhe prandaj synimi më i lartë është që ne të pranojmë rekomandimet e shkencëtarëve dhe të themi: deri dy gradë të rritjes temperature mund t'i kemi pasojat ende nën kontroll - kjo do të kushtojë shumë shtrenjtë, por ne nuk mund të lejojmë që temperatura e tokës të ngrihet më tepër se dy gradë. Dhe këtë duhet ta arrijë kjo konferencë që t'i bashkojë premtimet individuale për të siguruar më vonë një marrëveshje kompromisi, ku të përcaktohet si duhet bërë kjo dhe me cilat instrumenta duhet të mbikqyret ndërkombëtarisht.

Aksion në mbrojtje të klimës në Berlin, tetor 2009

Aksion në mbrojtje të klimës në Berlin, tetor 2009

Edhe pse zonja Merkel sheh pas bisedimeve paraprake për takimin e Kopemnhagës një shans për arritjen e një marrëveshjeje për klimën sipas saj : "Unë shoh një shans, por ..... nuk është aspak e sigurt që ne mund ta arrijmë këtë sukses. Prania e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive tregon megjithatë se sa rëndësi i japin vendet e botës mbrojtjes së klimës. Kjo më bën mua të jem pak optimiste, por synimi nuk është arritur ende."

Qeveria gjermane do të veprojë edhe pa marrëveshje

Por edhe në rast se në takimin e Kopenhagës nuk do të arrihet një marrëveshje me fuqi detyruese për klimën, znj. Merkel thotë se qeveria federale gjermane dhe BE-ja do të vazhdojnë të veprojnë edhe pa një marrëveshje të tillë paraprakisht dhe në mënyrë të njëanshme në të mirë të klimës. Gjithësesi sipas saj përpjekjet globale janë të domosdoshme, sepse një vend apo edhe kontinent i vetëm nuk mund ta shpëtojnë klimën e botës: "Qeveria federale dhe Bashkimi Evropian kanë kohë që po veprojnë paraprakisht, madje në një masë shumë të madhe. Bashkimi Evropian natyrisht do të vazhdojë rrugën e tij për një reduktim prej 20 për qindësh të dioksidit të karbonit CO2 deri në vitin 2020. Ne në Gjermani dëshirojmë që 20 përqind e energjisë së konsumit të përgjithshëm të jetë energji nga burime të përtëritshme. Dhe ne natyrisht që do ta arijmë këtë, por një vend i vetëm, e madje as dhe një kontinent vetëm nuk mund ta shpëtojnë klimën e botës dhe prandaj ne kemi nevojë këtu për një përpjekje globale. Dhe unë patjetër që do të kërkojë deri në orën e fundit të konefrencës në mënyrë intensive që ne ta arrijmë këtë.

Shtetet e Bashkuara kishin si synim që të ndalonin ngrohjen e tokës deri në vitin 2050 deri në dy gradë. Tani janë edhe shtetet në ekspansion që e kanë marrë këtë detyrë. Megjithatë duhet të gjitha vendet të paraqesin ofertat e tyre.

Autor : Theo Koll / Mimoza Cika - Kelmendi

Redaktoi : Aida Cama

DW.COM

  • Data 08.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KxHG
  • Data 08.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KxHG