1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: Kemi nevojë për një largim të matur nga energjia bërthamore

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë qeveritare mbrojti qëndrimin e qeverisë për verifikimin e sigurisë së centraleve bërthamorë në Gjermani dhe për një largim të matur nga energjia bërthamore.

default

Kancelarja Angela Merkel (CDU) para Bundestagut (17.03.2011)

Pas kërcënimit për një katastrofë bërthamore në Japoni, është ndezur në Gjermani debati për energjinë bërthamore. Kancelarja Merkel, e cila para disa ditësh mori vendimin për nxjerrjen përkohësisht nga rrjeti të shtatë centraleve më të vjetra bërthamore gjermane dhe për të bërë një verifikim tremujor të hollësishëm të të gjithë centraleve bërthamorë, e mbrojti qëndrimin e saj në një deklaratë qeveritare në Bundestag.

Verifikimi i sigurisë në centrale - masë kujdesi

Megjithëse ne e dimë se centralet bërthamore gjermanë janë të sigurtë, ndër më të sigurtit në botë, tha Merkel në Bundestag. Megjithatë faktin e kontrolleve të sigurisë ajo e vlerësoi si "shprehje të masave jashtëzakonisht preventive ndaj rreziqeve." Kjo është masë kujdesi, nuk është një marrëveshje dhe as ujdi", tha Merkel.

Deutschland Kernkraftwerk Biblis

Centrali bërthamor gjerman në Biblis

Merkel kundërshtoi kërkesat e opozitës për një largim më të shpejtë nga energjia atomike, megjithë koston që sjell ajo me vete. Një vend i industrializuar si Gjermania nuk mund të heqë dorë menjëherë nga energjia bërthamore tha Merkel. "Unë jam kundër asaj që të fik centralet bërthamorë gjermanë dhe të blejë energji bërthamore nga vendet e tjera, me mua jo" tha Merkel.

Largim i matur nga energjia bërthamore

Më parë Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat në Japoni dhe premtoi ndihma të tjera për Japoninë. "Katastrofa në Japoni ka përmasa apokaliptike dhe ne nuk gjejmë fjalët për këtë", tha Merkel. Pas katastrofës në Japoni, Merkel deklaroi të enjten në parlamentin gjerman se "ajo që kemi nevojë është një largim i matur nga energjia bërthamore. Aty ku është e mundur duhet të përshpejtohet futja e energjive të ripërtëritshme. Pikërisht për këtë qeveria gjermane do të paraqesë në të ardhmen një plan konkret kohor.

Japan Atomkrise Fukushima Reaktor 16.03.2011

Tym nga reaktorët e Fukushimës

"Dua të theksoj se në Gjermani ka një konsensus të të gjitha partive,që të mos ndërtohen më centrale të reja bërthamorë dhe se energjia bërthamore është një teknologji e përkohshme," theksoi Merkel.

Ndërsa opozita e sulmoi kancelaren Merkel duke e quajtur atë bashkëpunëtore të lobit të energjisë atomike. Kryetari i partisë socialdemokrate në opozitë, Ditmar Gabriel u shpreh se marrëveshja e lidhur vitin e kaluar me ekonominë energjitike për zgjatjen e afatit për mbajtjen në funksionim të centraleve bërthamorë "është bërë në dhomat e pasme me zotërinjtë e energjisë." Gabriel e akuzoi kancelaren Merkel se ka shkëmbyer sigurinë kundrejt parasë.

Autor: AG/Lindita Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 17.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10b0y
  • Data 17.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10b0y