1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Merkel këshillon Putinin për gjakftohtësi

Kancelarja Merkel kritikoi hapur në Moskë sjelljen autoritare me shoqërinë civile. Mbi të gjitha, masa e dënimit për grupin muzikor me qëndrim kritik ndaj Kremlinit "Pussy Riot" është i pakuptueshëm. Putin mbrojti veten.

Në Gjermani, një sjellje e tillë si e këngëtareve të Pussy Riot do të debatohej - por ato nuk do të futeshin dy vjet në një kamp të punës si në Rusi, bëri me dije kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një takimi me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Demonstrimi i fuqisë

Anëtaret e grupit Pussy Riot (Moskë, 10.10.2012)

Anëtaret e grupit Pussy Riot (Moskë, 10.10.2012)

Ajo sheh një varg ligjesh në Rusi tek të cilat nuk vërehet promovimi i lirisë së njerëzve. "Ne pyesim veten nëse kjo është e mirë për zhvillimin e shoqërisë ruse apo jo", tha Merkel.

Njëkohësisht ajo kërkoi nga Putini që kritikën mos ta kuptojë si sulm. Për më tepër ajo është një shprehje e marrëdhënieve të hapura mes partnerëve. Në Gjermani, ajo është mësuar të dëgjojë kritika: "Nëse unë secilën herë do ta ndieja veten të ofenduar atëherë nuk do të arrija të qëndroj as tre ditë në postin e kancelares", tha Merkel.

Antisemitizmi

Merkeli dhe Putini në Berlin (Qershor 2012)

Merkeli dhe Putini në Berlin (Qershor 2012)

Ndërkaq Putin nga ana e tij sqaroi se rasti igrupit Pusyy Riot duhet të trajtohet në përgjithësi. Kjo për faktin se ka pasur edhe veprime antisemitiste të pjesëtarëve të grupit, tha Putin. "Një gjë të tillë nuk mund ta durojmë", sqaroi ai. Akuzat për veprime të orkestruara kundër shoqërisë civile ruse, Putini i hodhi poshtë.  Organizatat joqeveritare mund të jenë të dobishme dhe të ndihmojnë me ngulmin e tyre për të zgjidhur problemet. Politikanët duhet të kontribuojnë në këtë drejtim me aq sa është e nevojshme, tha ai. Për më tepër, mes Gjermanisë dhe Rusisë nuk ekzistojnë "kohëra të errëta", por herë pas here "dallime në mendime".

Marrëdhëniet mes Merkel-it dhe Putin-it nuk kanë qenë të ngrohta kurrë, ato mund të përshkruhen ndryshe më shumë si marrëdhënie mekanike. Sepse të dyja palët janë të vetëdijshme, se çfarë rëndësie të madhe ka funksionimi i mirë i partneritetit gjermano-rus. Së fundi një rezolutë e Bundestagut gjerman ka shkaktuar zemërim të konsiderueshëm në Kremlin.

Kritikët kërcënohen nga dënimet

Pamje nga një konferencë për Rusinë në Bundestagun gjerman( Berlin, Shkurt 2012)

Pamje nga një konferencë për Rusinë në Bundestagun gjerman (Berlin, Shkurt 2012)

Me votat e koalicionit të CDU-FDP-së dhe Të Gjelbrit, Bundestagu miratoi një rezolutë javën e kaluar, në të cilin qeverisë gjermane i bëhet thirrje për një qëndrim më kritik ndaj Putinit. Që prej rikthimit të tij në postin e presidentit në maj, janë miratuar një numër i ligjeve që komplikojnë punën e grupeve për mbrojtjen e të drejtave civile dhe lehtësojnë ndjekjen dhe dënimin e kritikëve të qeverisë.

Pak para vizitës së Merkelit, të dyja palët u përpoqën për më shumë tone të moderuara. Megjithatë deri në minuëtn e fundit nuk ishte e sigurt nëse kancelarja do të flas hapur për gjendjen e të drejtave civile në Rusi. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle, i cili ka udhëtuar për në Moskë së bashku me kancelaren Merkel, kishte deklaruar se vlen që në bisedime të ruhet "ekuilibri". Ndryshe në Moskë nuk mund të arrihet asgjë.