1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel kërkon të stimulojë integrimin e të rinjve migrantë

Kancelarja Angela Merkel dëshiron të nxisë integrimin tek migrantët e rinj në Gjermani. "Ne kemi nevojë për çdo të ri në vendin tonë", tha ajo në mesazhin përmes video-s këtë të shtunë(18.06).

Angela Merkel në videoblog.

Njerëzit me prejardhje të huaj që kanë ardhur në Gjermani duhet të kenë shanse të barabarta dhe mundësi të njëjta zhvillimi si fëmijët nga familjet me prejardhje gjermane", u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel, në mesazhin e saj video.

Merkel në takim me migrantë në Gjermani.

Merkel në takim me migrantë në Gjermani.

Integrimi mjet ndihme kundër dhunës

Kancelarja Merkel e vlerësoi integrimin edhe si mjet për parandalimin e dhunës. "Plani i integrimit, të cilin e ka hartuar qeveria dhe që do ta zbatojmë së bashku me landet dhe komunat, do ta kthejë këtë plan në të ardhmen në një plan konkret aksioni. Unë do të flas me ministrat se cilat masa ne mund t'i bëjmë më mirë dhe si ne mund t'i harmonizojmë veprimet tona mes federatës, landeve dhe komunave që të garantojmë në mënyrë efektive sigurinë në të gjitha fushat publike dhe në të njëjtën kohë, të promovojmë integrimin e migranteve dhe migrantëve që jetojnë me ne. Sepse ne kemi nevojë për çdo të ri në vendin tonë dhe ne duam që ata të cilët kanë ardhur tek ne me një sfond të huaj, të kenë shanse të njëjta për jetën dhe mundësi të njëjta zhvillimi sikurse fëmijët nga familjet me sfond gjerman. Por për të siguruar këtë duhet: tolerancë zero ndaj dhunës, që ne të arrijmë një integrim më të mirë në vendin tonë", u shpreh kancelarja gjermane.

Autor: Mimoza Cika-Kelmendi (dpa/rtr)

Redaktoi: E.Xhani