1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Merkel kërkon në Izrael përparime në procesin e paqes në Lindjen e Mesme

Duke patur parasysh gjendjen në Egjipt, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar Izraelit të rrisë përpjekjet në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Ajo foli në Jeruzalem e shqetësuar për zhvillimet në Nil.

default

Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke folur me kryeminstrin izraelit Benjamin Netanjahu

Koha nuk pret, duke pasur parasysh ngjarjet në Egjipt dhe në shtetet arabe, përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme duhet të rifillojnë sërish pa humbur kohë, sepse stabiliteti i rajonit është i pasigurt. Me këtë mesazh kancelarja Angela Merkel, iu drejtua në mbrëmje publikut në Jeruzalem, pas një bisede një orë e gjysmë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, bisedë që nga pala gjermane u quajt "shumë objektive dhe serioze".

Merkel Netanjahu Deutsch-Israelische Konsultationen

Bisedimet qeveritare gjermano-izraelite

„Sipas mendimit tim, ajo që ne e quajmë procesi i paqes në Lindjen e Mesme, ndodhet në një situatë që ka rëndësi kaq themelore. Ne duam një zgjidhje me dy shtete. Gjermania ka thënë gjithnjë se është për një shtet hebre izraelit dhe për një shtet palestinez. Dhe unë natyrisht kam thënë se sipas pikëpamjes sime bisedimet janë të pashmangshme, dhe ato duhet të fillojnë sa më parë“, tha Merkel.

Nëpërmjet asaj që, siç tha ajo shprehimisht, "ndodh përreth Izralit", është rritur në mënyrë të konsiderueshme domosdoshmëria e rifillimit të bisedimeve direkte midis Izraelit dhe autoriteteve autonome palestineze. Për këtë është e nevojshme, përsëriti Merkel disa herë gjatë konferencës, ndalimi i ndërtimit të ngulimeve në territoret palestineze. Netanjahu, të cilin Angela Merkel e falenderoi shprehimisht për vizitën me ministrat e saj në konsultimet bilaterale qeveritare, theksoi se "Tema e ngulimeve duhet të bisedohet në kuadër të një marrëveshje paqeje, sepse konflikti ekziston më shumë se 50 vjet dhe ai nuk ka të bëjë me ngulimet".

Deutschland Ägypten Merkel Mubarak

Kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe presidenti egjiptian Hosni Mubarak, Berlin 4 mars 2010

Duke pasur parasysh bisedën telefonike të zhvilluar ditën e dielë (30 janar) me presidentin egjiptian Hosni Mubarak, Angela Merkel tha se ditët e ardhshme duhet "vepruar me zgjuarsi". E pyetur për protestat masive të njoftuar për ditën e martë në Kajro si dhe grevën e përgjithshme, kancelarja u përgjegj në Jeruzalem se dialogu duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore duke respektuar lirinë e demostrimit dhe të shprehjes së mendimit të lirë: „Ky dialog është i domosdoshëm dhe për mendimit tim kusht në mënyrë që nga këto lëvizje të mëdha greviste të dalin sërish procese paqësore e të qeta, në të cilat të mund të kryhen reformat e vërteta. Presidenti ka njoftuar se do të zhvillojë reforma, por duket se kjo nuk është gjendja, e cila kënaq ata që ndihen të cënuar".

Kryeministri izraelit, Netanjahu tha se druhet se në Egjipt mund të ketë "zhvillime të vrullshme", ku mungon "struktura demokratike", e nevojshme për një proces demokratik. Shembulli i Iranit ka treguar se si një sistem represiv mund të zëvendësohet me një sistem islamik, tha Netanjahu duke iu referuar revolucinit iranian të 1979-ës. Perspektivat që mund të luhen në Egjipt, tha Netanjahu shprehimisht, janë "rrezik i madh për paqen".

Autor: Clemens Verenkotte/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 01.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1085j
  • Data 01.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1085j