1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel kërkon kontroll më të madh të sistemit financiar

Në hapje të debatit të përgjithshëm në parlament mbi politikën e qeverisë kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar mekanizma më të mirë kontrolli për sistemin ndërkombëtar financiar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mban fjalimin në parlament, 17 shtator 2008

Kancelarja gjermane Angela Merkel mban fjalimin në parlament, 17 shtator 2008

Duke iu referuar krizës bankare në SHBA Merkel tha sot (17.9.) në Berlin se nevojitet një kuadër më i mirë rregullator. Gjermania pati iniciuar gjatë presidencës së G-8s vitin e kaluar një nismë për transparencë. Ndërkohë shumë gjëra kanë lëvizur, tha kancelarja gjermane duke iu referuar një procedure më të mirë vlerësimi dhe një kodi etik për agjensitë e listingut: "Fatmirësisht mund të themi që tani se shumë gjëra janë vënë në lëvizje. Nuk bëhet fjalë vetëm për ide por për lëvizje konkrete në procedurat e vlerësimit, në bashkëpunimin me autoritetet e mbikqyrjes dhe një kodi sjelljeje të përmirësuar para së gjithash sa i takon agjensive të listingut."

Edhe pse ndikimi në Gjermani i krizës në SHBA pritet të jetë i moderuar Merkel theksoi se politika nuk mund të rrijë pa vepruar: "E theksoj: është e drejtë që tani në parlament të diskutohet mbi ndryshimi e ligjit për ekonominë e jashtme. Ne nuk mund të rrimë duarkryq, politika ka për detyrë të drejtojë. Ajo ka një obligim ndaj shtetasve për të mos i lënë gjërat në rrjedhën e tyre por t'i drejtojë dhe t'u japë formë zhvillimeve."

DW.COM

  • Data 17.09.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJgO
  • Data 17.09.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJgO