1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel i ofron Trumpit bashkëpunim mbi bazën e vlerave

9 Nëntor 2016

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka uruar për fitoren në zgjedhjet për president të SHBA kandidatin republikan Donald Trump . Ajo i ofroi bashkëpunim, por mbi bazën e vlerave.

https://p.dw.com/p/2SPED
Deutschland Reaktion US-Wahl - Bundeskanzlerin Angela Merkel
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Schwarz

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se për shkak të fuqisë ekonomike dhe ushtarake, SHBA-ja ka një rol dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme për zhvillimet në mbarë botën. "Ai që qeveris këtë vend me potenciale kaq të mëdha ekonomike, ushtarake dhe kulturore, ai ka dhe përgjegjësi për zhvillimet që influencojë gati mbarë botën", theksoi Merkel duke shtuar se SHBA dhe Gjermaninë i lidhin vlerat.

Merkel e uroi presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, por në mënyrë indirekte i bëri thirrje që t'i respektojë vlerat elementare demokratike. "Mbi bazën e këtyre vlerave unë i ofroj presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, një bashkëpunim të ngushtë", theksoi ajo në reagimin e saj të parë pas zgjedhjeve. Kancelarja Merkel nënvizoi në veçanti  vlerat e përbashkëta demokratike që respektohen në Gjermani dhe SHBA, siç janë: "Demokracia, liria, repsekti, drejtësia dhe vlerat nejrëzore, pavarësisht nga prejardhja e tyre, ngjyra e lëkurës, feja, gjinia apo orientimi seksual dhe politik".