1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: Gjermania jep 2,1 përqind të prodhimit të brendshëm bruto për masat koniukturore

Gjermania është duke kursyer aq shumë sa është duke dëmtuar ekonominë botërore. Pak e tepruar kjo kritikë që vjen nga SHBA.

Kancelarja Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel

Në vend që të mendojë vetëm si të kursejë, Gjermania duhet të fusë më shumë para në ekonomi, për shembull nëpërmjet një programi të ri koniukturor, thotë SHBA.

Në një intervistë televizive, kancelarja gjermane Angela Merkel i hedh poshtë kritikat: "Këtë vit ne japim rreth 2,1 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit për masat koniukturore dhe unë e kam thënë edhe një herë qartë se propozimet tona për kursime janë të orientuara nga zhvillimi i ekonomisë."

Për shembull në ndërtimin e rrugëve nuk është duke u kursyer, për arsimin dhe fushat studimore janë duke u dhënë më tepër, thotë kancelarja gjermane. Në një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Barack Obama, ajo ka treguar sukseset që ka treguar deri tani strategjia e saj.

"Është bërë edhe një herë e qartë se çdo vend ka probleme dhe që papunësia është rritur shumë. Unë mendoj se argumentet janë dëgjuar një herë."

NO FLASH Neugestaltung des Haushalts

Në takimin e nivelit të lartë që do të fillojë nesër në Kanada, kancelarja gjermane Merkel pret që të mos ketë konfrontime parimore. Ajo shpreson që atje të bëhen më shumë diskutime konstruktive.

Pavarësisht nga gjendja e buxhetit, kancelarja Merkel do të vazhdojë t`i përmbahet paketës së kursimeve të qeverisë federale. "Ne do të vemë në jetë ato c`ka kemi vendosur," tha Merkel. Kërkush nuk mund të parashikojë zhvillimet në tri vjetët e ardhshme.

E mirëpritur është që të ardhurat nga taksat kanë qenë më të mira nga sa pritej. Megjithatë qeveria federale do të arrijë këtë vit borxhe rekord, në mënyrë që të stimulojë koniukturën botërore dhe konsumin kombëtar.

Zërat që vijnë nga opozita për politikën financiare:

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate, Carsten Schneider: "Zonja Merkel duhet të cojë deri në fund premtimet e bëra, si për shembull taksimin e spekullantëve. Kjo duhet të ndodhë, nuk duhet të nxirret nga axhenda."

Kurse shefja e fraksionit të Të gjelbërve, Renate Künast: "Kjo është dita që duhet bërë dicka, Nëse nuk e bën tani, do ta bëjë më vonë në nivel evropian."

Autor: Wetzel

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 25.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O2hS
  • Data 25.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O2hS