1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Fushata 2017 - një fushatë si kurrë më parë

20 Nëntor 2016

Kancelarja Merkel e konfirmoi të dielën në Berlin kandidimin për herë të katërt. Nuk ishte vendim aspak i lehtë, u shpreh ajo pas një takimi të presidiumit të CDU-së.

https://p.dw.com/p/2Sywl
Angela Merkel kandidiert erneut
Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Tani është zyrtare: Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të kandidojë për herë të katërt për zgjedhjet e Bundestagut, 2017 për partinë e saj CDU. Menjëherë pas përfundimt të një takimi të presidiumit të CDU-në Berlin, Merkel tha se "kam menduar pafundësisht shumë për këtë". Kancelarja theksoi se vendimi nuk ishte aspak i lehtë.

Fushatë si kurrë më parë

 

Megjithatë Merkel paralajmëroi nga një optimizëm i madh për zgjedhjet e vitit 2017. "Ne do të kemi të bëjmë kësaj here me kontestime nga të gjitha anët, si kurrë më parë." Prandaj theksoi ajo "unë jam e gatshme për një fushatë zgjedhore që do të jetë shumë e ndryshme nga të gjitha fushatat e mëparshme." Merkel theksoi se ajo synon një mandat deri në vitin 2021.

Vendimin për të kandiduar, Merkeli e lidhi me sfidat me të cilat ndeshet Gjermania. Në 11 vitet e fundit kemi arritur shumë si qeveri, por "tani unë e di shumë mirë se çfarë duhet të çojmë më tej", tha ajo. Si shembuj Merkel përmendi garantimin e sistemit të pensioneve në të ardhmen dhe digjitalizimin. "Në punën time mund të hedh në peshore përvojën time, dijen, por natyrisht edhe ide të reja", tha kancelarja Merkel.