1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel falënderon ushtarët dhe policët në Afganistan, Kosovë...

Kancelarja gjermane Angela Merkel falënderoi ushtarët dhe policët e këtij vendi për kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare. Në mesazhin javor ajo në veçanti përmendi Afganistanin dhe Kosovën.

Angela Merkel

Mirënjohje për ushtarët

"Miliona njerëz mund të jetojnë në shtëpitë e tyre në Gjermani të qetë, sepse të tjerët angazhohet për siguri dhe qetësi në vende të ndryshme. Në këtë mënyrë ata japin një kontribut të madh", theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel, në video-mesazhin e saj javor.

Kancelarja tha se gjermanët janë me ushtarët dhe policët e tyre që shërbejnë në misionet ndërkombëtare, në veçanti tani në kohën e festave të fundvitit. Edhe në këto kohëra ata janë larg vendlindjes dhe familjeve të tyre. 7000 ushtarë gjermanë janë aktualisht në misione të ndryshme ndërkombëtare,5000  prej tyre në Afganistan.

Misioni në Kunduz

Misioni në Kunduz

"Ne të gjithë e dimë se sa e rrezikshme është kjo punë. Edhe gjatë këtij viti në misionin e tyre në Afganistan kanë humbur jetën shtatë ushtarë gjermanë. Ne jemi me familjet e tyre, sikur edhe me personat dhe familjet e atyre që janë plagosur në misionet ndërkombëtare", theksoi Merkel.

Në misione edhe shumë policë gjermanë

Në misionet ndërkombëtare, përveç ushtarëve, gjenden edhe 340 policë gjermanë - 200 prej tyre në Afganistan. "Misioni në Afganistan është më i rrezikshmi për forcat tona të sigurisë. Prandaj ushtarët dhe policët që shërbejnë atje meritojnë një respekt të veçantë", nënvizoi Merkel.

Konferenca për Afganistanin e mbajtur në Bon ka dëshmuar se zgjidhja në këtë vend nuk mund të arrihet vetëm me mjete ushtarake. Por pa vendosjen e sigurisë nuk mund të ketë as rindërtim paqësor dhe përparim në këtë vend. Kalimi i pushtetit

Protestat e serbëve në Kosovë

Ushtarë gjermanë sulmohen në Kosovë

në duart e vendorëve në Afganistan, është një proces i cili do të rezultojë me uljen e numrit të ushtarëve gjermanë në këtë vend. "Por ky mision do të jetë i nevojshëm edhe disa vite", theksoi Merkel.

Vëmendje e posaçme për Kosovën

Merkel rikujtoi se jo vetëm në Afganistan, por edhe në misione të tjera ka shumë ushtarë gjermanë. "Këtë vit në veçanti duhet menduar tek ushtarët gjermanë në Kosovë, të cilët shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Edhe atje jemi përballur këtë vit me situata shumë të rënda", nënvizoi Merkel.

Në misionet e fundit në veri të Kosovës ka pasur edhe disa ushtarë të plagosur gjermanë. Ndër të tjera ky ishte edhe një shkak që Berlini ka kërkuar me vendosmëri që Serbia të plotësojë të gjitha kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, para se të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Autor: dpa/Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Kelmendi