1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: Euro është një simbol

Në Bruksel ka nisur samiti i vendeve të BE-së, ku do të trajtohet kriza ekonomike dhe mundësitë për dalje nga kjo situatë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar angazhim më të fuqishëm të të gjithë faktorëve.

Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel pohon se pa gjetjen e rrugëdaljes nga kriza e euros, nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike në hapsirën e Bashkimit Evropian. Në prag të samitit të krerëve të BE-së në Bruksel, kancelarja gjermane tha se të gjithë duhet të angazhohen edhe më shumë për dalje nga kriza financiare, sepse "euro ka një domethënie shumë më të madhe se vetëm një monedhë e përbashkët".

Rëndësia e euros

Angela Merkel

Euro është më shumë se një...

Në parqitjen e saj në Bundestag, në prag të samitit në Bruksel, Merkel foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Eurozonës si dhe domethënien e monedhës së përbashkët.

"Euro për të cilët po luftojmë me të gjitha instrumentet dhe masat që kemi në dispozicion, është më shumë se një monedhë e rëndomtë. Euro është një simbol i bashkimit ekonomik, social dhe politik të Evropës. Euro ka një ndikim në zhvillimet jo vetëm në Evropë por edhe më gjërë", theksoi kancelarja gjermane.

Merkel nënvizoi se në Bruksel dhe në vendet tjera do të mbahen edhe shumë takime të tjera deri në gjetjen e rrugëdaljes nga kriza. Situata e tanishme është e rëndë, ndaj edhe kërkohet angazhim i madh. Merkel u shpreh e bindur se samiti i radhës i presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së, nuk do të jetë edhe samiti i fundit.

"As ky samit i këtyre dy ditëve nuk do të jetë samiti i fundit, ku do të përballemi me krizën në Eurozonë. Do të pasojnë edhe takime të tjera, sepse për forcimin e euros është i domosdoshëm një proces me hapa dhe masa të shumta. Në këto tre vitet e fundit të krizës kemi arritur shumë gjëra që nuk kanë ekzistuar më parë në Evropë. Dhe tani duken të qarta korznizat e stabilitetit të Unionit", theksoi liderja e Partisë Kristiandemokrate (CDU).

Greqia prap në rend dite

Angela Merkel

Merkel mbështet Greqinë

Një prej temave të cilat do të dominojnë edhe këtë samit është gjendja në Greqi dhe pasojat e krizës së atjeshme për Eurozonën. Shumë ekspertë paralajmërojnë se Greqia duhet të dalë nga Eurozona, sepse nuk do të mund të përballet me gjendjen. Kancelarja gjermane edhe më tej mbështetë mbetjen Greqisë në Eurozonë.

"Unë do të dëshiroja që Greqia të mbetet pjesë e Eurozonës. Jo vetëm për shkak se Greqia është një partner dhe mik i vendit tonë, jo vetëm për faktin se ajo është partnere edhe në BE dhe në NATO, por për faktin se megjithë vështirësitë e shumta, populli grek edhe më tej është shumë i interesuar që vendi i tyre të mbetet pjesë e Eurozonës", theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel.