1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Merkel e refuzon rritjen ekonomike me borxhe

Kancelarja Angela Merkel i qëndron besnike vijës së vet. Në deklaratën qeveritare në parlament ajo refuzoi dëshirën e presidentit të ri francez për ta gjallëruar ekonominë me programe të financuara nëpërmjet huave.

Merkeli bën deklaratën qeveritare

Merkeli bën deklaratën qeveritare

Kancelarja gjermane Angela Merkel u tregua edhe një herë e hapur ndaj plotësimit të paktit fiskal evropian me shtysa për rritje ekonomike. Rritja e qëndrueshme me anë të reformave streukturore është kuptimplotë, tha Merkel në një deklaratë qeveritare mbi samitet e afërta të vendeve të industrializuara udhëheqëse (G8) dhe të NATO-s. Megjithatë, "rritja me anë të huave" do ta rikthente Evropën te nisja e krizës, tha kryetarja e Partisë Demokristiane në Berlin. "Prandaj ne nuk lejohemi ta bëjmë një gjë të tillë dhe as nuk kemi për ta bërë." - tha kancelarja.  

Merkel paralajmëroi se në samitin e G8-s do të informojë mbi hapat e ardhshëm në përballimin e krizës së euros. Këtu është fjala për masat për konsolidimin e buxheteve si dhe për rritjen ekonomike dhe nivelin e punësimit. Ajo vijoi duke thënë se do të bëjë të qartë se "tejkalimi i krizës së huave nuk mund të arrihet brenda natës."

Kancelarja Merkel kundërshton huatë

Kancelarja Merkel kundërshton huatë

Ai mund të arrihet vetëm "po të merremi me arsyet: ato janë zhytja e jashtëzakonshme në borxhe dhe mungesa e aftësisë konkurruese e disa vendeve në Evropë." Presidenti francez François Hollande, nga ana tjetër, e pati cilësuar si mision dhëniën e një përmase rritjeje ekonomike, punësimi dhe mirëqenieje ndërtesës evropiane.

Në vlerësimin e gjendjes në Afganistan kancelarja u shpreh optimiste që trupat ndërkombëtare nga kryerja e operacioneve ushtarake mund të kalojnë sa vjen e më shumë te mbështetja e ushtarëve vendas. Në grindjen rreth mburojës raketore në Evropë ajo e vlerësoi bashkëpunimin midis NATO-s dhe Rusisë si "interes elementar" të Gjermanisë.

Autor: dpa/Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi