1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Merkel: Do t'i shqyrëtojmë kritikat

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar masat kundër refugjatëve në bregdetin e Libisë. Rregullat ndërkombëtare duhet të respektohen. Sot mbahet një takim për gjendjen në Libi.

Qeveria gjermane ka treguar, sipas kancelares Angela Merkel, një interesim të madh për shpjegimin e kritikave kundër rojeve bregdetare në Libi, për pengimin e aksioneve për shpëtimin e refugjatëve në Mesdhe. Bashkimi Evropian ka stërvitur dhe pajisur rojet për të mbrojtur bregdetin e tyre. "Ne i kuishtojmë një rëndësi shumë të madhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare gjatë këtyre aksioneve të rojeve bregdetare - në raport me refugjatët por edhe migrantët dhe organizatat joqeveritare. Nëse ka dyshime për keqpërdorime, ne me siguri që do të reagojmë", deklaroi Merkel për gazetën "Welt am Sonntag".

Merkel ka pasur para disa ditësh këshillime me Komisionerin për refugjatë dhe organizatat ndërkombëtare për migrantë lidhur me gjendjen dhe kujdesin ndaj personave të kthyer në Libi. "Në Libi vlenë ajo që vlenë edhe në Turqi: ne nuk mund të lejojmë që kontrabandistët të rrezikojnë jetën e njerëzve. Duhet të pamundësohet veprimi i tyre", thotë Merkel, e cila edhe një herë

i doli në mbrojtje vendimeve të marra në kohën e krizës më të madhe në vitin 2015.

Merkel u shpreh me fjalë shumë kritike ndaj marrëveshjes së Dublinit për shpërndarjen e refugjatëve. "Nuk mund të lejohet që Greqia apo Italia të jenë të vetmuara në këtë krizë, vetëm pse kanë një pozitë të këtillë gjeografike dhe se refugjatët arrijnë së pari në këto vend", thotë Merkel. Në çështjen e refugjatëve duhet të jemi solidarë, nendon Merkel. Rregullat e Dublinit parashikojnë që vendi përgjegjës për një person është ai ku personi ka ardhur për herë të parë dhe ka paraqitur atje kërkesë për azil.

Kancelarja nuk mendon se refugjatët mund të kthehen aktualisht në Siri. "E di që njerëzit po kthehen madje edhe në Alepo, por gjendja në Siri në përgjithësi është dramatike." Merkel mendon se kthim

i është aktualisht i mundur vetëm në kushte të caktuara, për nevoja të familjeve. Në landin Baden-Württemberg janë regjustruar në tri vitet e fundit rreth 100 persona të cilët disa herë kanë qenë në vendlindjen e tyre.

Gjatë ditës së hënë në Paris do të mbahen këshillime për gjendjen e refugjatëve dhe nevojat e Libisë për ndihma. Qeveria në Tripoli ka paralajmëruar para dy javësh se do të ngrejë një gardh për të evituar kalimet e refugjatëve. Organizatat joqeveritare i kanë kritikuar këto paralajmërime.

bc/stu/pab (dpa, kna)