1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel do që hetimet të vazhdojnë

Diskutimet në Gjermani vazhdojnë edhe pas vrasjes së të dyshuarit kryesor për sulmet në Berlin, Anis Amri në Milano të Italisë. Kancelarja do që dëbimet të intensifikohen.

Në Berlin dhe në gjithë Evropën ndjehet një lehtësim i madh pas vrasjes së të dyshuarit kryesor për sulmin në Berlin, Anis Amri nga Tunizia. Kancelarja Angela Merkel u shpreh e lumtur për faktin që nga ky "atentator nuk vjen më asnjë rrezik". Ndërsa ministri i Brendshëm Thomas de Maizière falënderoi policinë italiane "për punën e mrekullueshme" dhe "trimëri të veçantë". Por rreziku nga terrorizmi në Gjermani nuk është zvogëluar.

Falënderime për Italinë

Edhe kancelarja gjermane Merkel i falenderoi autoritetet italiane për "bashkëpunimin e ngushtë" në këtë rast. Njëkohësisht kërkoi dëbimin më të shpejtë nga Gjermania të personave nga Tunizia, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Kancelarja e ka bërë  këtë të qartë edhe gjatë një telefonate me presidentin e Tunizisë, Beji Caid Essebsi. Amri është dashur të dëbohet nga Gjermania dhe Italia, por Tunizia ka refuzuar deri të mërkuren e kaluar që ta pranojë atë. 24-vjeçari i vrarë në Milano nuk ka pasur asnjë dokument me të cilin mund të dëshmohej se a

Italien verletzter Polizist in Mailand (picture-alliance/dpa/Polizia di Stato)

Polici i plagosur italian

i vjen nga Tunizia.

Ndryshimet e domosdoshme

Kancelarja Merkel ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në politikën e sigurisë. Ajo e ka lutur ministrin e Brendshëm de Maizière dhe ate të Drejtësisë Heiko Maas që në bashkëpunim me zyrën e Kancelarisë të analizojnë të gjitha aspektet e rastit Amri. "Ne do të shikojmë të gjiha masat që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe ndryshimin e ligjeve, atje ku është e domosdoshme", tha Kancelarja. Ndërsa de Maizière pohon se ka ardhur koha që "të flitet për pasojat dhe të ndërmiren masa konkrete". Dhe kjo do të ndodhë "shumë shpejt". Ministri tha se ai ka kërkuar së fundi që personat rrezikues (persona rrezikues quhen ata të cilët mund të kryejnë edhe vepra terroriste. Të tillë në Gjermani ka aktualisht 549) të mund të dëbohen më lehtë nga Gjermania. Gjithashtu duhet ndërmarrë edhe masa më të rrepta ndaj personave të cilëve u është refuzuar azili.

Nuk duhet të ngutemi me përfundime

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Maas konfirmoi se këshillimet do të mbahen shumë shpejt në janar të vitit të ardhshëm. Në veçanti duhet të bëhet fjalë për mundësinë e dëbimit më të shpejtë të personave rrezikues dhe për mbikqyrjen më të mirë të tyre. "Siguria dhe liria duhet të mbrohen me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion", tha Maas.

Politikani i SPD paralajmëroi që të mos nxirren përfundime të përshpejtuara. "Përfundime dhe masa konkrete mund të merren vetëm pas sqarimit të të gjitha detajeve të këtij sulmi të tmerrshëm", tha ai. Së pari duhet të shpjegohet i gjithë sfondi i sulmit dhe vdekja e Anis Amrit. Hetimet do të vazhdojnë me një intensitet shumë të lartë, tha ministri i Brendshëm.