1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Singh duan të dyfishojnë tregtinë

1 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/Bzv4

Gjermania dhe India duan t´i zgjerojnë marrëdhëniet ekonomike. Gjatë vizitës në Indi të kancelares gjermane, Angela Merkel të dy palët ranë dakord për një bashkëpunim në shtatë fusha për të vendosur mbi një bazë më të gjere partneritetin strategjik. Kështu volumi tregtar në pesë vitet e ardhshme do të dyfishohet me 20 miliarde euro. Edhe në fushat e shkencës, mbrojtjes se klimës dhe politikës është parashikuar thellimi i bashkëpunimit. Kancelarja tha se motori i përbashkët për zhvillimin është dinamika ekonomike. Kryeministri i Indisë, Manhoman Singh, foli për një etapë të re në marrëdhëniet e dy vendeve. Ai theksoi në rradhë të parë fuqinë teknologjike të Gjermanisë. Të mërkurën kancelarja Merkel vizitoi Bombein. Kjo është vizita e saj e parë në Indi.