1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel dhe Sarkozi konsultohen për krizën në euro-zonë

Nisur nga turbulencat në bursë, Franca dhe Gjermania dëshirojnë të shtyjnë përpara stabilizimin e euro-zonës. Prandaj kancelarja Angela Merkel shkon javën e ardhëshme për bisedime në Paris.

Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel

Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nicolas Sarkozy të martën e ardhëshme (16.08.2011) do të konsultohen në Paris për krizën në vazhdim të borxheve në euro-zonë. Këtë e ka bërë të ditur qeveria federale dhe pallati presidencial Elysee. Merkel dhe Sarkozy do të diskutojnë për këtë arsye propozimet për një drejtim më të mirë politiko-ekonomik të euro-zonës.

Takimi në një ambjent nervoz

Kancelarja Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel

Njoftimi i takimit vjen në një fazë kur në Paris është rritur nervoziteti për tu marrë vetë me tregun financiar. Fillimisht të mërkurën kishte spekulime për një ulje të klasifikimit për besueshmërinë e kredive Francës nga agjencia e vlerësimit të riskut, duke krijuar kështu shqetësim për euro-zonën. Edhe thashethemet në stabilizimin e sektorit bankar francez, i cili për shkak të angazhimit të lartë në vendet e përfshira nga kriza si Greqia apo Italia, kishin rritur frikën e humbjeve që kishin ndodhur në tregjet e aksioneve nga turbulencat. Disa medie të enjten njoftonin se bëhet fjalë për një takim të Merkelit dhe Sarkozy-së të martën, megjithëse ai do ishte jo më tepër se sa një "takim i posaçëm" i shkurtër. Vizita e Merkelit ishte planifikuar qysh në samitin për Greqinë më 21 korrik, thuhej të enjten në Berlin.

Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel

Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel

Francezët besojnë më shumë Merkelin se sa Sarkozy-n

Propozimet që Merkel dhe Sarkozy do të përpilojnë të martën e ardhëshme, sipas të dhënave të qeverive në Paris dhe Berlin, do të shërbejnë si bazë e punës për Presidentin e Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy. Ky do ti paraqesë propozimet në vjeshtë për një koordinim më të ngushtë politiko-ekonomiko-financiar në euro-zonë. Pjesën më të madhe të ideve të deritanishme qeveria federale i ka hedhur poshtë. Si shembull llogaritet hyrja e bondove europiane të përbashkëta. Por edhe përpjekjen e Francës për një lloj qeverisje ekonomike për të gjitha vendet me monedhë të përbashkët , Merkel e sheh me skepticizëm.

Duket që e marta do të jetë më e tensionuar tek aktorët e tregut financiar nga takimi i dy personave më të rëndësishëm të politikës qeverisëse në Europë - dhe që nga ky takim të priten plane konkrete për frenimin e krizës së borxheve në BE.

Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy

Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy

Shumë francezë e vendosin Merkelin më përpara se presidentin e tyre lidhur me krizën e borxheve në zonën euro. Pas një sondazhi të publikuar të enjten, 46 për qind e të pyeturve besojnë qeverinë e Berlinit në menaxhimin me sukses të krizës. Për Sarkozy-në kanë votuar vetëm 33 për qind.

Ndërkohë ekonomia franceze papritur nuk ka shënuar rritje ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti. Këtë e bëri të ditur zyra e statistikave në Paris dhe tërhoqi vëmendjen për uljen e konsumit privat. Në tremujorin e mëparshëm qe shënuar një rritje ekonomike prej 0,9 përqind. Ministri francez i Financave, Francois Baroin e quajti zhvillimin "pak zhgënjyes". Njëkohësisht ai theksoi se rritja e përgjithshme ekonomike për gjithë vitin do të jetë tek 2 përqind. Themelet për këtë janë solide.

Autor: Martin Schrader/ M.Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama