1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Merkel dhe Putin: Të ulen armët në lindje të Ukrainës

Merkel dhe Putin kërkojnë respektimin e armëpushimit në lindje të Ukrainës

Prej më shumë se një jave në Lindje të Ukrainës po zhvillohen sërish luftime të përgjakshme. Në sfondin e shkallëzimit të situatës kancelarja Merkel dhe presidenti rus Putin, bëjnë thirrje të ulen armët.

Për herë të parë qëkurse u rifilluan luftimet në lindje të Ukrainës kancelarja Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, për të analizuar konfliktin. Putin u shpreh për bisedime të reja. Një takim i ministrave të Jashtëm të Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës duhet të planifikohet së shpejti, u bë e ditur nga Kremlini. Më vonë duhet të ketë bisedime në nivel më të lartë. Një datë për këtë Kremlini ende nuk e ka komunikuar. 

Gjatë bisedës telefonike Merkel i bëri thirrje presidentit rus, që ta shfrytëzojë influencën e vet ndaj rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, në mënyrë që ata të heqin dorë nga dhuna, deklaroi një zëdhënës i qeverisë. Putin dhe Merkel kanë shprehur shqetësimin e tyre për valën e fundit të dhunës në zonat e lfutës, mësohet më tej.

Sipas të dhënave të Kremlinit, Putin i vuri në dukje kancelares Merkel, se sipas tij, ka shenja që njësitë e Ushtrisë Ukrainase janë përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në qytetin industrial Avdijivka në veri të Donjeckut. Të hënën (06.02) në të kundërt një zëdhënës qeveritar gjerman deklaroi, se nga këndvështrimi i qeverisë gjermane "përgjegjësia kryesore për konfliktin në lindje të Ukrainës (...) bie kryesisht ndaj separatistëve të mbështetur nga Rusia".

Akuza të ndërsjellta

Ukraina dhe separatistët pro-rusë në Donbas akuzojnë reciprokisht njeri-tjetrin duke shmangur nga vetja përgjegjësinë për shëprthimin e luftimeve. Gjatë luftimeve mes ushtarëve të qeverisë dhe separatistëve pro-rusë në territorin përrreth qyteteve Donjeck dhe Avdijivka që nga e diela (05.02) kanë gjetur vdekjen të paktën 27 vetë. Shkëmbime zjarri ka pasur edhe në fillim të javës.

BE-ja i referohet Marrëveshjes së Minskut

Të hënën (05.02) BE-ja bëri të qartë, që lidhur me konfliktin në Ukrainë i përmbahet kërkesës për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Minskut. Të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së në takimin në Bruksel shprehën mbështetje të fortë për këtë marrëveshje, tha e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini. edhe ajo kërkoi rivendosjen e armëpushimit pas luftimeve të fundit, për ta vënë sërish në lëvizje procesin e paqes.

Marrëveshja e Minskut parashikon ndër të tjera armëpushimin, tërheqjen e armatimeve të rënda nga fronti dhe zhvillimin e zgjedhjeve komunale në territoret e kontrolluara nga separatistët pro-rusë. Përveç kësaj bëhet fjalë edhe për ndryshimet në kushtetutën e Ukrainës, përmes të cilave territoret separatiste duhet të fitojnë më shumë autonomi.

vfb/kle/wl (ape, afp, dpa, rtre)