1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel dhe përpjekja e saj (populiste), për të folur mbi ndihmat për Greqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kritikoi në një mbledhje të partisë ligjet greke të pensioneve dhe pushimeve, duke shkaktuar indinjatë. Në Gjermani zhvillohen diskutime për rritjen e moshës së daljes në pension.

Dorëzimi i ekspertizës për pensionet në Berlin

Dorëzimi i ekspertizës për pensionet në Berlin

Në fakt Angela Merkel duhet t`i vizitonte shokët e partisë në Sauerland që në vitin 2010, por pak para kryerjes e anulloi vizitën. Cila do të kishte qenë tema, për të cilën ajo do të fliste atëherë, nuk është folur ndonjëherë. Kurse ajo që tha Merkeli ditën e martë (17 maj) në një festë të kristiandemokratëve (CDU) në qytetin e vogël Meschede, u kthye në temë bisede në gjysmën e Evropës.

Në lidhje me krizën e borxheve, kryetarja e qeverisë gjermane tha se nuk është puna vetëm se nuk duhen krijuar borxhe. "Pua është edhe se në vende si Greqia, Spanja, Portugalia jo vetëm që nuk duhet dilet në pension më herët se në Gjermani, por që të gjithë duhet të sforcohen njësoj," tha Merkel.

Reaksionet e opozitës politike pasuan menjëherë: Angela Merkel bazohet sërish tek populizmi dhe jo tek argumentat faktikë, kritikoi kryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD), Sigmar Gabriel. “Në këtë mënyrë ajo nxit resentiments antievropiane," tha ai për gazetarët e "Spiegel Online". Njëjtë folën edhe kryetari i Të gjelbërve,Cem Özdemir. Kritika e Merkelit nuk korrespondon me të vërtetën në vendet si Greqia dhe Portugalia.

Merkel: grekët duhet të punojnë më shumë

Screenshot e gazetës Berliner Zeitung: Merkel: grekët duhet të punojnë më shumë

Një vështrim mbi shifrat, konfirmojnë thënien e Özdemirit. Kështu për shembull mosha e daljes në pension në Greqi është 61,4 vjeç, në Gjermani 61,7 vjeç. Pra, me një ndryshim të vogël. Megjithatë zëvendeszëdhënësi i shtypit të qeverisë Christoph Steegmans, justifikoi shprehjet e Angela Merkelit: "Nëse flasim për marrje masash, në mënyrë që ne të gjitha vendet evropiane, dhe në veçanti vendet me pozicion të dobët, të përmirësojnë pozicionin e tyre, atëherë kjo është çdo gjë tjetër po jo populizëm. Është seriozitet, është domosdoshmëri. Është një vendim i të gjithë vendeve evropiane dhe kryetarëve të qeverive."

Vendimi është marrë në fund të muajit mars nga Këshilli i Evropës. Mbrojtje mori Angela Merkel edhe nga krytari i demokratëve liberalë (FDP), partnerë në koalicion. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle tha: "Nuk mund të shpjegohet se si njerëzit në Gjermani dalin në pension me 67 vjeç dhe njëkohësisht në vendet që kërkojnë ndihmë, nuk janë marrë deri tani masat për përshtatjen e duhur të moshës së daljes në pension."

Në fakt, punëmarrësit në Gjermani duhet pas vitit 2012 të punojnë më gjatë, para se të dalin në pension. Dalëngadalë, fillimi i pensionit ligjor, pas vitit 2029 do të jetë pas moshës 67 vjeçare.

Sikur të varej nga Këshilli i specialistëve të qeverisë gjermane, njerëzit në atë kohë do të duhet të punojnë deri në moshën 69 vjeçare, sepse jetëgjatësia vazhdon e shtohet. Në eksperztizën e prezantuar ditën e mërkurë (18 maj) në Berlin, eskpertët treguan se pensionistët sot tërheqin mesatarisht 18 vjet pension. Në vitin 1960, bëhej fjalë për dhjetë vjet.

Ministri federal i ekonomisë, Philipp Rösler, njëkohësisht zëvendës i kancelares, përshëndeti udhëzimet e Këshillit të ekspertëve. Jetëgjatësia shtohet, njerëzit janë për një kohë më të gjatë të shëndetshëm. “Këtë dhuratë ne duhet ta shfrytëzojme, për të përshtatur me të ardhmen tregun e punës dhe sistemet sociale;" tha politikani i liberalëve demokratë, FDP.

Guido Westerwelle mbështet Merkelin

Guido Westerwelle mbështet Merkelin

Debati i shkaktuar nga Angela Merkel, rrotullohet përve; pensionit edhe rreth një teme tjetër: pushimeve. Edhe këtu kryetarja e qeverisë rreh për të bërë krahasime evropiane. “Ne nuk mund të kemi të njëjtën monedhë, dhe njëri merr shumë ditë pushime, kurse tjetri shumë pak”, tha ajo në Sauerland. Disa vende nuk i respektojnë rregullat e euros. Gjermania ndihmon, por vetëm atëherë kur "të tjerët mundohen vërtetë, dhe kjo duhet të dëshmohet", kërkon Merkel.

Rritja e moshës së daljes në pension nga 65 në 67 vjeç, është vendosur në vitin 2007, në një koalicion të përbërë nga kristiandemokratët dhe socialdemokratët. Kancelare në atë kohë ishte Angela Merkel.

Autor: Marcel Fürstenau/ Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM