1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Merkel dhe Obama të shqetësuar thellë nga vrasja e ushtarëve amerikanë

Sulmi ndaj një autobusi me ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, është e mundur të ketë pasur sfond islamik.

default

Policia e Frankfurtit në vendin e ngjarjes

I dyshuari për këtë sulm, një kosovar 21 vjeçar me vendbanim në Frankfurt, duket se ka pasur kontakte me disa qarqe të caktuara islamike. Nga grupi ndërkombëtar për hetimin e këtij rasti nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë përgatitur nga dikush jashtë vendit.

Sulmuesi është futur në një autobus të ndalur në terminal me ushtarë dhe ka qëlluar me armë zjarri dhe me këtë rast ka vrarë dy dhe ka plagosur dy ushtarë të tjerë amerikanë. Pak më vonë ai është arrestuar. Sipas informacioneve të deritanishme, ai ka qenë i punësuar në aeroport. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Barack Obama, deklaruan se janë të prekur thellë nga kjo ngjarje.

Merkel / Berlin / Bundesadler

Kancelarja Angela Merkel

Obama äußert sich zu Libyen

Presidenti Barack Obama

Kancelarja Merkel premtoi se do të ndërmirren të gjitha masat e mundura për të shpjeguar deri në fund rrethanat e këtij sulmi të përgjakshëm. “Unë i shpreh ushtarëve amerikanë dhe familjarëve të tyre ngushëllimet e mia. Është kjo një ngjarje e tmerrshme dhe Gjermania do të bëjë të gjitha që janë të mundura që sa më parë të sqarohet sfondi i kësaj ngjarje", theksoi Merkel.

Ndërsa presidenti Obama u shpreh: "Jam shumë i prekur për shkak të këtij sulmi që mori jetën e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosi dy të tjerë. Populli amerikan është unik në shprehjen e keqardhjes për këto viktima. Mechelle dhe unë i shprehim ngushëllime familjeve dhe miqëve të tyre dhe lutemi për shërimin e shpejtë të dy të plagosurve. Ne së bashku me autoritetet gjermane do të bëjmë të gjitha që janë të mundura për të nxjerrë para drejtësisë aktorët e këtij sulmi", theksoi Obama.

Edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle (FDP) shprehu tronditjen: «Ne jemi me mendje pranë viktimave dhe të afërmve e miqtë të tyre, u shprehim atyre keqardhjen tonë të thellë. Unë mendoj se ngjarja do të sqarohet shpejt dhe dorasi do të përgjigjet për vrasjet.", tha Westerwelle.

"Me qëllim unë nuk jam duke folur për një sulm, por jam duke folur për një vrasje», tha në vendin e ngjarjes ministri i Brendshëm i landit të Hesenit, Boris Rhein (CDU). «Por, aktualisht nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi".

Autor: DW/ Bahri Cani
Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 03.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Snc
  • Data 03.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Snc