1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Merkel dhe Hollande: të marten një samit i ri për Greqinë

Politikanë në Berlin mendojn se tani duhet shtruar pyetja nëse për Greqinë nuk do të qe më mirë të dilte prej Eurozonës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Hollandë duan të qartësojnë gjërat. Të marten një samit i ri për Greqinë. Po cilat janë reagimet në Berlin.

Informacioni në Zyrën e Kacelarisë ishte i shkurtër: në ora 18.15, pak pas mbylljes së vendvotimeve, kancelarja Merkel bëri të ditur se të hënën do të shkojë për vizitë në Paris ku do të takohet me presidentin François Hollande. Ata të dy do të flasin për zhvillimet më të reja në Greqi. Por më vonë Merkel dhe Hollande kanë pasur një telefonatë dhe kanë rënë dakord që të martën të mbahet një samit i posaçëm i BE për Greqinë. Por deri tani nuk dihet se çfarë mund të vendoset të martën. Kancelarja Merkel e di që ndërkohë gati askush në partitë e Unionit (CDU/CSU) nuk do të bashkëpunojë me qeverinë majtiste në Greqi. Ky refuzim do të shtohet pas këtij referendumi.

Tone të rrepta nga CSU

Sekretari i përgjitshëm i CSU, Andreas Scheuer ka postuar një "tweet": "Hellas - Gute Nacht (Greqi natën e mirë)." Ai thotë se duhet shikuar gjendjen, por është e qartë se "shantazhistët majtistë dhe gënjeshtarë të popullit, si Cipras, nuk mund të fitojnë me këtë tur të ndytë." Qeveria majtiste në Greqi i ka mashtruar njersëzit atje se "mund të ketë euro pa reforma". Zëvendëshefi i Unionit në Bundestag, Ralph Brinkhaus ishte më pak i ashpër, por as ai nuk sheh shansa tepër të mira për paketë të re ndihmash.

Për deputetin e CSU Hans Michelbach, referendumi mund të ketë vetëm një pasojë: "Tani duhet shtruar pyetja nëse Greqia do ta kishte më mirë jashtë Eurozonës?". Greqia "e ka zgjedhur për fat të keq rrugën e vetizolimit". Aktualisht nuk ka baza për kredi emergjente të Bankës Qendrore Evropiane. Një Grexit nga Eurozona nuk do të ishte problem tepër i madh, sepse Greqia ka një fuqi ekonomike prej vetëm 1,8 % në Eurozonë, ndaj nuk rrezikon monedhën e përbashkët. As ministri i Financave Wolfgang Schäuble nuk e përjashton mundësinë e daljes së Greqisë nga Eurozona. Por kjo do të shkaktonte një humbje prej shumë miliardë euro për Greqinë, sepse Greqia i ka borxhe Gjermanisë kredi në vlerë prej 80 miliardë euro.

Edhe SPD

Shefi i SPD Sigmar Gabriel mendon se negociatat e reja mbi bazën e rregullave të Eurozonës gati që janë të pamundshme. Ai tha se qeveria greke dhe Ciprasi e kanë futur popullin e tyre në një rrugë të pashpresë. Cipras u ka premtuar grekëvëe se me një "jo" do të përmirësohej pozicioni negociues i Greqisë. Në fakt qeveria greke i ka rrënuar urat e fundit për një kompromis mes Evropës dhe Greqisë. Ndërsa shefi i ekologjistëve Cem Özdemir thotë se prolblemet e Greqisë nuk mund të anashkalohen. "Greqia nuk mund të largohet nga Evropa."

E Majta feston

Vetëm një parti në Bundestag është gëzuar me këtë rezultat të referendumit. E Majta pohon se referendumi i sotëm "ishte një fitore e madhe për Evropën. Kryetari i të Majtës Bernd Riexinger pohon: "Greqia dhe grekët kanë votuar edhe një herë kundër politikës katastrofale të shkurtimeve."