1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Merkel dhe Hollande në unison për Ukrainën

Gjermania dhe Franca deri në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, janë sërish për dialog politik, më pak për sanksione. Një të ashtuquajtur referendum, të planifikuar nga separatistët, politikanët e cilësuan ilegjitim.

Dy javët e ardhshme deri në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë në 25 maj, do të jenë një periudhë delikate dhe me punë intesive, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Stralsund, së bashku me presidentin e Francës Francois Hollande. Ky "proces politik" do të shoqërohet me një deklaratë të përbashkët gjermano-franceze. Zgjedhjet në Ukrainë janë të një rëndësie të jashtëzakonshme, ato duhet të zhvillohen të lira dhe të ndershme, tha Merkel.

Të ashtuquajturin referendum, të planifikuar nga separatistët prorusë, për pavarësinë e Ukrainës lindore nga Kievi, Merkel dhe Hollande e cilësuan "ilegjitim".

Javën e ardhshme me ndihmën e OSBE-së do të krijohet mjedisi i nevojshëm për zgjedhjet dhe për këtë arsye "duhet bërë gjithçka për të çuar përpara çtensionimin". Merkel i bëri thirrje Vladimir Putinit "të japë më shumë sinjale çtensionimi" dhe në mënyrë të tillë që "ato edhe të mbërrijnë në lindje dhe në jug të Ukrainës". Edhe procesi kushtetues duhet të ecë përpara pasi bëhet fjalë për "konstitucionin e Ukrainës në përgjithësi". Më tej dy politikanët vunë në dukje se Ukrainës i nevojiten edhe ndihma të mëtejshme ekonomike. Lidhur me Rusinë Merkel përsëriti se "ka gatishmëri për sanksione" por ato nuk janë "qëllim në vetvete".

Deri natën vonë ka diskutuar ai me kancelaren Merkel për Ukrainën, tha Hollande. Deklarata e përbashkët duhet "të mobilizojë edhe një herë forca për dialogun politik". Synimi janë zgjedhje presidenciale "transparente dhe që nuk kritikohen më". 25 maji është një ditë në të cilën mund të merret vendimi për Evropën. Nga njëra anë pasi në atë ditë mbahen zgjedhjet për Evropën. Dhe nga ana tjetër pasi në atë ditë mbahen edhe zgjedhjet presidenciale në Ukrainë ku "janë në rrezik vlerat evropiane", theksoi presidenti i Francës.

Angela Merkel dhe Francois Hollande në Stralsund, Gjermani10.5.2014

Angela Merkel dhe Francois Hollande në Stralsund, Gjermani10.5.2014

Sinjale pozitive për zgjedhjet evropiane

Nga Stralsund duhej të dërgoheshin edhe sinjale pozitive për zgjedhjet evropiane. Për këtë arsye Hollande tha se luftimin e krizës së euros janë shënuar suksese dhe "eurozona është përsëri në shinat e duhura". Eshtë krijuar besim i ri, të cilin tregjet e vlerësojnë me norma më të ulëta interesi për kreditë.

Mandati i Komisionit të ardhshëm të BE-së duhet të ofrojë për këtë arsye një perspektivë për ndërtimin e mëtejshëm evropian. "Aventura më e madhe e pasluftës" duhet të jetë edhe një "aventurë për të ardhmen", tha presidenti francez duke përdorur fjalë të mëdha. Ka vullnet të përbashkët "jo për ta menaxhuar Evropën, por për ta rindërtuar".

Pas zgjedhjeve do të duhen me siguri disa javë deri në zgjedhjen e një presidenti të ri të Komisionit Evropian, tha Merkel. Këshilli i BE-së ka detyrën t'i thotë Parlamentit "cili është drejtimi i përbashkët në të cilin do të ecim". Në unison kancelarja tha se cili ishte sipas saj drejtimi i vetëm i mundshëm: rritje ekonomike, inovacione dhe vende pune.