1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel dhe Erdogan ruajnë distancën

Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan nuk do të bëhen miq dhe askush nuk e prite këtë, sepse pikëpamjet e tyre rreth shumë çështjeve janë shumë larg njëra-tjetrës.

Turkey's Prime Minister Tayyip Erdogan (L) and German Chancellor Angela Merkel review a guard of honour during a welcoming ceremony in Ankara February 25, 2013. REUTERS/Altan Burgucu (TURKEY - Tags: POLITICS)

Angela Merkel zu Besuch in der Türkei

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk i kurseu kritikat ndaj mikpritësve të saj gjatë vizitës së të tretë në Turqi. Si për shembull, në respektimin e lirisë së shprehjes, ku Turqia edhe më tej mbetet shumë larg vendeve të tjera. Kryeministri i Turqisë Erdogan poashtu njihet për mosrespektimin e korrektësisë politike p.sh. kur është fjala për konfliktin e Qipros. Ai nuk shfaqi asnjë shenjë fleksibiliteti lidhur me njohjen e Jugut të Qipros si shtet dhe as për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Güngör, Bahaeddin Multimediadirektion REGIONEN, MSOE - Türkisch DW2_8172. Foto DW/Per Henriksen 11.10.2012

Bahaeddin Güngör, drejtues i seksionit në turqisht të DW

Erdogani kërkon nga evropianët me të drejtë që të më në fund të përcaktohen qartë nëse e duan apo jo anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Gatishmëria gjermano-franceze për hapjen e kapituliit 35-të të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE, për Ankaranë është e pamjaftueshme. Merkel theksoi edhe një herë rezervat e saj ndaj anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Ajo kritikoi edhe burgosjen e gazetarëve turq, ndërkohë që Erdogan tha se kjo është detyrë e "autoriteteve të pavarura juridike" të një vendi. Shumica prej tyre nuk janë gazetarë, por mbështetës të puçistëve, terroristëve dhe organizatave terroriste.

Atmosfera e miqësisë mes tyre mbetet kështu e fokusuar vetëm tek tregtia, e cila ka ka tejkaluar volumin e 30 miliardë eurove në vit, tek prezenca e 5000 sipërmarrjeve gjermane në Turqi dhe projektet e shumta ekonomike mes këtyre dy vendeve. Por a mjafton kjo për forcimin e marrëdhënjeve të mira tradicionale? Besoj se jo.

Pakicat fetare në Turqi mbeten një problem serioz. Pavarësisht disa lehtësimeve ato mbeten edhe më tej shumë larg lirisë së plotë. Fondacionet gjermane, të cilat nga autoritetet turke shpesh sulmohen për veprime kundër interesave të Turqisë, u lavdëruan në veçanti nga kancelarja Merkel, për punën e tyre të mirë në këtë vend.

Nga kjo vizitë e kancelares Merkel mund të mësojmë se gjestet e vullnetit të mirë nuk mjaftojnë për një çtensionim të përhershëm të raproteve mes Berlinit dhe Ankarasë. Bota ekonomike ndryshon nga ajo politike. Sipërmarrjet nuk duhet t'i fitojnë zgjedhjet dhe janë të lumtura kur tregtia lulëzon dhe kërkesat në treg janë të mëdha. Sipërmarrësit mund të kërkojnë pa hezitime pranimin e Turqisë në BE. Ndërsa në politikë vendosin zgjedhjet.