1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel bën thirrje për guxim e besim

Në fjalimin e saj me rastin e Vitit të Ri, kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje për guxim dhe besim. Merkel theksoi se gjermanët në aspektin ekonomik kanë para vetes edhe një vit tjetër të vështirë.

Berlin/ Achtung Redaktionen: Die Bilder sind freigegeben fuer die Montagsausgaben (31.12.12) der Zeitungen! Fuer Online-Verwendung gilt die Sperrfrist 31.12.12, 0:01 Uhr!!! +++ Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) posiert am Sonntag (30.12.12) im Bundeskanzleramt in Berlin nach der Aufzeichnung ihrer Neujahrsansprache. (zu dapd-Text)

Merkel Neujahrsansprache SPERRFRIST

E di se shumë njerëz "shkojnë me shqetsim në vitin e ri", thekson kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalimin e saj me rastin e Vitit të Ri, që transmetohet të hënën (31.12.) në televizionin gjerman. "Dhe në fakt, mjedisi ekonomik vitin e ardhshëm nuk do të jetë më i lehtë por më i vështirë", nënvizon ajo më tej

Merkel thekson se gjermanët në aspektin ekonomik kanë para vetes edhe një vit tjetër të vështirë. "Kjo megjithatë nuk duhet të na dëshprojë, por duhet të jetë nxitje për më shumë punë", paralajmëron ajo.

Kriza e euros nuk është kapërcyer ende

"Për mirëqenien dhe kohezionin tonë ne kemi nevojë për ekuilibrin e duhur", vëren kryetarja e partisë kristiandemokrate (CDU). Gatishmëria për të kontribuar është po aq e nevojshme sa edhe siguria sociale për të gjithë. "Se sa i rëndësishëm është ky ekuilibër, këtë e tregon më së miri kriza evropiane e borxheve." Reformat e ndërmarra po të fillojnë të japin efektin e vet. Megjithatë ne na duhet shumë durim. Kriza ende nuk është kapërcyer", thotë Merkel.

Kancelarja kërkon gjithashtu më tepër përpjekje për të monitoruar tregjet financiare. Bota nuk ka mësuar sa duhet nga kriza financiare e vitit 2008, tërheq vëmendjen ajo. "Por kurrë nuk duhet të lejohet më të mbizotërojë një papërgjegjshmëri e tillë si atëherë." Në ekonominë sociale të tregut shteti është kujdestar i rendit. "Njerëzit duhet të kenë besim tek kjo".

Gjermania do të mbetet edhe në të ardhmen njerëzore dhe e suksesshme

Për vitin 2013, kancelarja uroi: "Le ta bëjmë së bashku Vitin e Ri një vit, në të cilin ne sërish të tregojmë se cilat janë forcat tona më të mëdha: kohezionin tonë, aftësinë tonë për ide të reja që do të na japë fuqinë ekonomike. Kështu Gjermania do të mbetet edhe në të ardhmen njerëzore dhe e suksesshme ".

Merkel në veçanti falenderon ata, të cilët ndërrimin e viteve e presin larg familjeve të tyre në shërbim të atdheut: "Bashkëqytetarë të dashur, të mendojmë në këtë orë edhe për ata që kujdesen për sigurinë tonë, këtu brenda vendit si dhe larg atdheut. Ata janë ushtarët tanë, oficerët e policisë dhe ndihmësit civilë, të cilët me sakrifica të mëdha personale kryejnë shërbimin e tyre për ne. Unë e di nga bisedat e mia me ta, se sa e rëndësishme është për ata, kur ne nga shtëpia mendojmë për ta. Ata unë dua t'i falenderoj sonte në veçanti."