1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Merkel: Arrestimi i Karaxhiçit një çast historik

Evropa përshëndet arrestimin e të kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Radovan Karaxhiç.

default

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka përshëndetur posaçërisht arrestimin e të kërkuarit nga Haga Radovan Karaxhiç. "Ky është një çast historik. Viktimat duhet ta dinë që shkeljet masive të të drejtave të njeriut nuk mbeten të padënuara," tha kancelarja gjermane në një deklaratë shtypi të nxjerrë në Berlin. Qeveria gjermane gjithmonë kishte kërkuar nga Serbia arrestimin e Karaxhiçit. "Ky është një hap i rëndësishëm për vënien e drejtësisë në vend, pajtimin dhe paqen në rajon. Presidenti Tadiç me këtë hap ka nënvizuar përkatësinë e Serbisë në Evropë", tha Merkel më tej.

Pikërisht e ardhmja e Serbisë në Evropë është të martën në rendin e ditës në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank Valter Shtajnmajer (Frank Walter Steinmeier), në fillim të këtij takimi e vlerësoi se kapja e Karaxhiçit "është një gur kilometrazhi në historinë e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon që Boris Tadiç dhe qeveria e re serbe po punojnë seriozisht për stabilitetin dhe pajtimin e brendshëm në Serbi dhe mendoj se ky arrestim është shenjë respekti ndaj njerëzve që kanë vuajtuar nën regjimin e Milosheviçit".

Edhe kreydiplomati i BE-së Havier Solana (Javier Solana) e vlerësoi këtë hap të bërë nga qeveria serbe: "Është shumë e rëndësishme që një njeri si Karaxhiçi do të dalë para Gjykatës Ndërkombëtare dhe do të ketë një proces të drejtë gjyqësor. Është një punë shumë e mirë e bërë nga autoritetet serbe dhe një dëshmi për vullnetin e tyre për të kooperuar tërësisht me tribunalin e Hagës. Kjo është diçka që ne e vlerësojmë shumë," tha Solana para takimit të ministrave në Bruksel.

Minsitri i jashtëm serb Vuk Jeremiç do të takohet mbasdite me komisionerin e BE-së për çështjet e zgjerimit Oli Ren (Olli Rehn). Për shumë politikanë, si për shembull deputetja e gjelbër gjermane Mari Luize Bek (Marie Luise Beck) megjithëse kjo ngjarje është shumë e rëndësishme, ajo nuk do të thotë se Serbia e meriton menjëherë statusin e kandidatit: "Vazhdon të mbetet për t'u kapur personi dytë i lidhur me ngjarjen më të keqe të luftës së Bosnjës, Ratko Mladiç, i cili është përgjegjës për Srebrenicën", i tha ajo Deutsche Welle-s në shqip. "Vetëm kur të kapet ai nuk mund të thotë më askush se të vegjlit varen, ndërsa të mëdhenjtë lihen të lirë."

  • Data 22.07.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EhQj
  • Data 22.07.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EhQj