1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel: Ai është presidenti që i duhet Gjermanisë në një situatë të tillë krize

Reagime të politikanëve gjermanë për rizgjedhjen në postin e Horst Këhlerit si president i ri i Gjermanisë

Presidenti Köhler duke pritur urimet

Urime nga të gjitha drejtimet

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shprej mjaft e gëzuar në lidhje me rizgjedhjen e Horst Këhlerit (Köhler) si president i ri i Gjermanisë. "Ne mendojmë se ai është presidenti, që i duhet Gjermanisë në një situatë të tillë krize" - tha znj. Merkel. Sipas saj Këhler gëzon besimin e madh të gjermanëve. Ai jep impulse "që të mos humasim kohë duke u marrë me gjëra të vogla" dhe "nuk e ka aspak të vështirë që të qëndrojë mbi partitë".

Edhe kryetari i CSU-së, simotrës bavareze të partisë së kancelers Merkel, Horst Zehofer (Seehofer), theksoi se Këhleri gëzon besimin e popullit dhe se periudha e tij të parë në këtë post ishte dominuar prej përpjekjeve për të "ngritur ura në shoqërinë tonë". Kryeministri bavarez e vlerësoi rizgjedhjen e Këhlerit me mbështetjen e liberalëve si "një sinjal të qartë, për atë që duam të arrijmë" fitoren e një koalicioni mes demokristianëve dhe liberalëve.


Duke uruar presidentin Këhler për rizgjedhjen në këtë post kryetari i Partisë Socialdemokrate Franc Myntefering (Franz Müntefering) shprehu edhe respektin për kandidaten e partisë së tij Gezinë Shvan (Gesine Schwan).

Kandidatja e SPD-së, Gesine Schwan, duke u larguar pas humbjes së garës presidenciale

Kandidatja e SPD-së, Gesine Schwan, duke u larguar pas humbjes së garës presidenciale

"I urojmë zotit Këhler shumë forcë dhe guxim për pesë vjetët e ardhshme që të jetë një president i mirë për Gjermaninë. Një falenderim i veçantë edhe për Gezinë Shvan. Me të Gjermania do të kishte pa dyshim një presidente të mirë."

Duke iu referuar ndikimit që mund të ketë rizgjedhja e Këhlerit si president për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani, Myntefering tha se edhe në vitin 2005, zgjedhja e Këhlerit si president konsiderohej si një sinjal i qartë për fitoren e demokristianëve dhe të liberalëve dhe një koalicion mes tyre. "Por asokohe nuk doli ashtu, dhe edhe kësaj here kështu do të jetë." - theksoi Myntefering.

Autor: Pandeli Pani
Redaktoi: Sonila Harasani

  • Data 23.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HvzL
  • Data 23.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HvzL