1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Menaxhimi i keq i lumenjve nxit përmbytjet

Braktisja e lumenjve, keqmenaxhimi e keqpërdorimi i tyre ka sjelle si pasojë përmbytje të tokave edhe në jug të Shqipërisë. Kjo situatë ka dëmtuar rëndë raportet hidroenergjetike, florën e faunën e rajonit.

Lumi i Matit

Lumi i Matit

Lumi Drino në jug të Shqipërisë, buron në Greqi, e pasi përshkon gati 60 km, derdhet në lumin Vjosë e më pas në det. Dëmtimi shtratit të këtij lumi shpesh është shkak për përmbytje e fatkeqësi natyrore.

Kryetari i bashkisë në Gjirokastër Flamur Bime, me profesion inxhinier ndërtimi pohon se: "Në rradhë të parë është keqmenazhimi i saj e cila vjen nga mosinvestimi, e dyta lumenjtë sidomos lumi Drino ka një pjerrësi të madhe por furnizuesit siç është lumi Suhës e pjesa tjetër nga Dropulli i Sipërm kanë pjerrësi të mëdha e ato bien aluvione. Mosheqja e aluvioneve, zhavorreve etj bën që shtrati lumit të ndryshojë seksionin, të ndryshojë pjerrësinë e të mos marrë prurjet e duhura".

Keqmenaxhimi lumenjve është dukuri mëse e zakonshme në Shqipëri, por edhe në jug të saj. Si i tillë është burim për dëmtim serioz të raporteve e bilanceve energjetike e të biodiversitetit.

Për prof.dok.Ladi Hasani, pedagog në universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër thotë se nga studimet, dëmtimi strukturës së lumit ka sjellë si produkt: "Por sidomos në kuptimin e bilancit energjetik është konsideruar si ndryshim i padëshiruar i karakteristikave të ujit, tokës, ajrit e ushqimit i cili mund të ndikojë në mënyrë të pavolitshme mbi shëndetin, jetesën, aktivitetet njerëzore ose mbi gjallesat e gjalla".

Deputeti Gjirokastrës e njëherësh ministër i punës e shanseve të barabarta Spiro Ksera, pohon se situata aktuale e lumenjve në jug të vendit dëmton rëndë edhe ekonominë e prespektivën e zhvillimit: "Kjo sjell pasoja që janë të paeleminueshme për burimet natyrore, botën e kafshëve të egra, dhe shëndetin publik. Këto dëme bëjnë që të kufizohen zhvillimi disa industrive të reja si turizmi, si dhe të kufizojë ndjeshëm mundësitë për tregëti ndërkombëtare".

Më të dëmtuarat nga keqmenazhimi lumenjve janë flora e fauna e rajonit.

Drejtori rajonal i bujqësisë e ushqimit në Gjirokastër Bekim Sinani jep sinjalin S.O.S kur pohon se: "Mbi të gjitha kërkohet një ndërhyrje emergjente sidomos për shtretërit e lumenjve, për pjesën që kemi biogjallesa të ndryshme".

Një marrëveshje dypalëshe me shtetin fqinj Greqinë për mirëmenazhimin e lumit Drino që përshkon dy vendet, ka vite që fle në sirtarët e Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit. Ministër i punës e shanseve të barabarta Spiro Ksera deklaron se ka ardhur koha për një nisëm ndërshtetërore që do të sillte: "Dhe pastrimi e rregullimi i gjithë lumit të Drinos që nga Kakavija e deri në Vjosë".

Ndonëse me resurse ujore, ambjentale e mjedisore të mrekullueshme, të dhuruara bujarisht nga zoti, në Shqipëri kujdesi për këtë pasuri është fare i vogël.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lcnj
  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lcnj