1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020609 Bonn GMF09

2 Qershor 2009

Për tri ditë me radhë nga e mërkura (03.06) deri të premten (5.6.) përfaqësues të mediave nga e gjithë bota takohen me aktorë nga politika, kultura, ekonomia e shkenca. Forumi „Global media" zhvillohet për herë të dyt_ë.

https://p.dw.com/p/I2Ah
Logo e Deutsche Welle Media Forum

Deutsche Welle konsiderohet si zëri gjerman i të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut cënohen në masë të madhe sidomos në konflikte, qofshin ata konflikte ndërkombëtare, luftëra civile, konflikte ndërmjet grupeve të ndryshme etnike. Si pasojë është në rregull që Deutsche Welle merret me parandalim konfliktesh. Dhe meqenëse bota e medias në vitet e fundit ka ndryshuar në mënyrë dramatike përmes internetit, teknologjive të reja, përmes rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter, forumi i dytë „Global Media" mban titullin "Parandalimi i konflikteve në epokën e multimedias". Ralf Nolting si drejtues i shoqërisë Deutsche Welle Media Services ka punuar në përgatitjen programit të kësaj konference treditore:

Ralf Nolting, drejtues i shoqërisë 'Deutsche Welle Media Services'
Ralf Nolting, drejtues i shoqërisë 'Deutsche Welle Media Services'Fotografi: DW

„Ka mjaft konferenca të përgjithshme politike. Ka sa të duash konferenca për mediat. Ne duam të bëjmë një konferencë, që t'i lidhë këto dy komponente. Kjo do të thotë nga njëra anë kemi shumë njerëz dhe organizata, që merren me çështjet e vështira, që preokuptojnë njërëzimin: politikanë, shkencëtarë, organizata joqeveritare. Nga ana tjetër kemi ato, që ballafaqohen me këtë nga ana gazetareske: Gazetarët, sipërmarrësit e mediave, por edhe shkencëtarë, që merren me efektin e medieve. Edhe teknikë, që merren me atë se si do të zhvillohen më tej mediet."

Deutsche Welle këtë vit në „Global Media Forum" do të organizojë më pak aktivitete të mëdha në sallë. Edhe ato do të jenë, por në radhë të parë do të zhvillohen një sërë seminaresh dhe forumesh paralele. Këtu pjesëmarrja aktive nuk është vetëm e mundshme, por edhe e dëshiruar. Në bazë të këtij koncepti „Global media Forum" do të ketë gjithsej më shumë se 50 aktivitete të veçanta. Kjo oferte has në interes të gjerë, shpjegon Ralf Nolting:

„Tani kemi afro 1.200 të interesuar. Mund të supozosh, që 10 përqind nuk vijnë dot. Por unë mendoj se do të arrijmë një pjesëmarrje prej më shumë se 900 tö interesuarish. Dhe ky është një rezultat i shkëlqyeshëm pikërisht në këtë vit të krizës financiare dhe ekonomike."

Howard Rheingold, profesor në Universitetin Stanford në Kaliforni
Howard Rheingold, profesor në Universitetin Stanford në Kaliforni

Konferenca hapet të mërkurën (3.6.) me një fjalë të pionierit të internetit, Howard Rheingold. Rheingoldi studion prej vitesh mekanizmat e teknologjive të reja të komunikimit. Atë e mahnit fakti, se si mediat mobile dhe interneti u mundësojnë njerëzve të organizojnë në kohë shumë të shkurtër dhe në dimensione të gjëra veprimtari të përbashkëta. Aksione të tilla, të koordinuara për SMS çuan psh në vitin 2001 në rrëzimin e presidentit filipinas Joseph Estrada. Në Bon Rheingoldi do të flasë për mënyrën se si shfrytëzohet ky potencial për parandalimin e konflikteve.

Autor: Mathias von Hein/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi