1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Menaxhim jo adekuat i sigurisë nga FIFA - Krenari para rënies

Boshllëqet në konceptin e sigurisë së FIFA-s janë shumë të dukshme, si tregoi sulmi i qendrës së medias në stadiumin Maracana në Rio nga tifozët kilianë.

Vërtet përgatitjet për Kupën e Botës në Brazil ishin larg të qenit të përsosura. Stadiumet e papërfunduara dhe tepër të shtrenjta i zemëruan tifozët e futbollit në Brazil, sikurse edhe mosmbajtja e premtimeve për zgjerimin e infrastrukturës. Protestat masive një vit më parë e paralizuan vendin.

FIFA e qortoi disa herë Brazilin për vonesat. Sekretari i përgjithshëm Jerome Valcke shkoi aq larg sa tha, se Brazili ka nevojë një shkelm prapanicës. Këtë këshillë FIFA mund ta përdorë tani për veten e saj.

Astrid Prange De Oliveira

Astrid Prange De Oliveira

Kjo se për shkak të sulmit të qendrës së medias në stadiumin Maracana në Rio nga tifozët kilianë (18.06.2014) boshllëqet në konceptin e sigurisë së FIFA-s janë shumë të dukshme. Ky ishte incidenti i dytë i këtij lloji. Tri ditë më parë 30 tifozë argjentinas çmontuan edhe një gardh sigurie në Maracana për të hyrë në ndeshjen e ekipit të tyre kundër Bosnjës.

Ku është angazhimi i Federatës Botërore të Futbollit për sigurinë e tifozëve? A nuk i kanë paguar shtrenjtë për biletat e tyre tifozët e futbollit ? Dhe ku ka mbetur kërkimi i faljes për punën shkel e shko që i shkakton Brazilit probleme të panevojshme? Koha është pjekur për një mea culpa të FIFA-s. Për shkak se FIFA nuk i përmbushi kërkesat ndaj saj.

Sipas përkufizimit të saj, Drejtoria për Sigurinë e themeluar nga FIFA më 1 qershor 2012 është përgjegjëse për të gjitha problemt e sigurisë në ndeshjet e FIFA-s në mbarë botën. Kjo përfshin edhe detyrimin për të punësuar "personel të kualifikuar dhe të trajnuar për funksionet që janë të domosdoshme për menaxhimin e sigurisë dhe sigurinë në ndeshje."

FIFA me sa duket nuk i ka përmbushur këto kërkesa. Do të jetë mirë në qoftë se FIFA nuk do të kujtonte vetëm Brazilin për detyrimet e tij ndaj Kampionatit Botëror. 209 federatat anëtare të FIFA-s bëjnë mëkat me futbollin në botë dhe tifozët, në qoftë se vazhdojnë të heshtin. Krenaria vjen përpara rrëzimit. Dhe FIFA duket se për momentin po e feston rrëzimin e saj me përkushtim të veçantë.