1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Menaxhim i dëshpëruar krize- Fjalimi i Obamës drejtuar kombit për katastrofën e naftës

Pas katastrofës humanitare në Gjirin e Meksikës, presidenti amerikan Barack Obama kërkon ndryshimin e politikës energjtike. Në përdorim duhet të vihen energjitë e rigjenerueshme, tha Obama.

Kohërat e naftës së lirë kanë marrë fund, vuri në dukje Obama në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Kohërat e naftës së lirë kanë marrë fund, vuri në dukje Obama në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Barack Obama dukej shume serioz por edhe optimist në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit - veshur me kostum të errët, kravatë blu dhe lëvizje mjaft energjike të duarve. Nuk ishte lufta, shkas për fjalimin 18 minutësh drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë, megjithatë presidenti amerikan zgjodhi fjalë luftarake. Ai do të përpilojë një plan beteje, tha Obama. 1: Si do të hiqet shtresa e naftës. 2: Si do të ndihmohen njerëzit në Gji. 3: Çfarë do të planifikojë qeveria, me qëllim që të mos përsëritet më kurrë një katastrofë e tillë. Katastrofën e naftës presidenti e krahasoi me një epidemi.

Do të kalojnë vite derisa të eliminohen pasojat e katastrofës, tha Obama. Do të punohet për këtë, aq sa të jetë e nevojshme, por si do që të jetë ndihma e ofruar, deri në fundin e këtij "pushtimi", nafta do të shkaktojë dëme të tjera, tha presidenti.

Do të krijohet një fondi sigurie

Sërish Obama theksoi se BP duhet të paguajë për katastrofën humanitare në vendin e tij. Për këtë ai do të ulet të bisedojë me kryetarin e bordit mbikqyrës të British Petrolium, Svanberg, për mundësinë e krijimit të një fondi sigurie. Ky fond që do të administrohej në mënyrë të pavarur, do të mbulonte pretendimet financiare kundër BP. Obama e përdori fjalimin e tij , nga njëra anë për të qetësuar, nga ana tjetër për të demonstruar kontroll të situatës.

Obama siguroi, se do të merren të gjitha masat, që të pastrohen brigjet e prekura nga nafta, por kjo do të kërkojë shumë kohë.

Obama siguroi, se do të merren të gjitha masat, që të pastrohen brigjet e prekura nga nafta, por kjo do të kërkojë shumë kohë.

Sipas anketimeve rreth 70 përqind e amerikanëve janë të pakënaqur me menaxhimin e krizës nga ana e tij. Presidenti e përdori fjalimin për t'i dhënë impulse të reja politikës ernegjitike amerikane. Tragjedia para brigjeve amerikane është kujtimi më i dhimbshëm dhe më i fortë, që na sjell ndërmend se ka ardhur koha për një ardhme me energji ekologjike, theksoi Obama.

E ardhmja i takon energjive ekologjike

Për një kohë të gjatë ka munguar kurajoja politike për risi në këtë fushë, dhe pasojat e mosveprimit, i sheh tashmë kushdo. Obama u tregua i hapur për çdo lloj ideje nga secila parti, ide që të jetë një alternativë serioze për t'u çliruar nga varësia e energjive që përfitohet nga djegia e karburanteve.

Megjithatë ende amerikanët konsumojnë 20 përqind të naftës në botë, siç tha Obama, në një kohë që ata zotërojnë vetëm 2 përqind të rezervave botërore të naftës.

Autor: Nicole Markwald/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 16.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NrvL
  • Data 16.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NrvL