1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Memoriali për të dëbuarit rindez debatet mes Polonisë dhe Gjermanisë

Memoriali për të dëbuarit i planifikuar të ndërtohet në Berlin shkaktoi tensione të reja mes Polonisë dhe Gjermanisë. Varshava druhet se momunenti mund të çojë në interpretimin e ri fajit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

default

Gjermanë të dëbuar nga Polonia të sapo ardhur në Gjermani në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria polake kritikon me fjalë të ashpra emërimin e mundshëm nga qeveria gjermane të presidentes së shoqatës së të dëbuarve Erika Steinbach, në këshillin e fondacionit të Qendrës përkujtimore për të dëbuarit.

Sekretari i Shtetit i Polonisë për marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, Wladyslaw Bartoszewski në fillim të javës nxitonte të mbërrinte në Zyrën e Kancelares gjermane. I dërguari i kryeministrit polak Tusk kërkon të dëgjojë një fjalë të qartë nga Kancelarja: çfarë ka të vërtetë në spekulimet, sipas të cilave Erika Steinbach, kryetare e Ligës Gjermane të të Dëbuarve, do të bëjë pjesë në Këshillin e Fondacionit të Monumentit Përkujtimor për të Dëbuarit? "Ne veprojmë sipas parimit të besimit pakufi ndaj partnerit tonë Gjermanisë, por ne edhe kontrollojmë nëse ajo që është premtuar vihet në jetë. Nëse gjermanët me vendimin për Erika Steinbach-un duan të demonstrojnë diçka, atëherë nuk ka dyshim se ky demonstrim do të ndikojë në të gjithë sferën e marrëdhënieve tona kulturore dhe dypalëshe."


Polonia vazhdon ta ketë halë në sy monumentin e planifikuar përkujtimor për të dëbuarit në Berlin. Varshava druhet se momunenti përkujtimor për vuajtjen e të dëbuarve mund të çojë në një interpretim të ri çështjes së fajit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qeveria polake hoqi dorë nga qëndresa e saj e hapur kundër qendrës së planifikuar në kujtim të të dëbuarve vetëm pas premtimit gjerman se kryetarja e shoqatës së të dëbuarve gjermanë Erika Steinbach nuk do të marrte pjesë në këshillin e fondacionit. Nëse znj. Steinbach do të emërohet në këtë këshill, fryma negative në marrëdhëniet gjermano-polake do të rizgjohej, paralajmëron politikani polak Pawel Zalewski: "Erika Steinbach është simbol i gjithë asaj që turbullon procesin e rëndësishëm të ripajtimit gjermano-polak. Ajo pati votuar kundër marrëveshjes së dikurshme mes kryeministrave Kohl dhe Mazowiecki. Znj. Steinbach e interpreton historinë në një mënyrë të gabuar dhe të palejueshme sa që mund të flasim për një interpretim të përmbysur të historisë."


Nën zë qarqet qeveritare polake nuk lënë asnjë dyshim se Kryeministri Tusk do të reagonte "shumë ashpër" ndaj një emërimi të mundshëm të Steinbach-ut. Me fjalë të tjera për festimet e parashikuara përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore do të vërshojnë anullimet nga pala polake. Ministri polak i Kulturës Bogdan Zdrojevksi: "Zhvillimet në politikën gjermane për historinë na shqetësojnë. Ne shohim një tendencë drejt shtrembërimit të historisë. Kjo është e rrezikshme veçanërisht po të kemi parasysh përvejtorët që kemi përpara. Por nga ana tjetër ne shohim edhe përpjekjet e Kancelares gjermane Merkel për t'iu kundërvënë këtij zhvillimi."

(EXH/VFB)

  • Data 19.02.2009
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GxUE
  • Data 19.02.2009
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GxUE