1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Memorial i Luftës së Parë Botërore në Ypres të Belgjikës

100 vjet më parë në Ypres/Belgjikë u zhvillua një nga betejat më të përgjakshme të Lutës së I Botërore. Në ceremoninë përkujtimore Pirnzi i Britanisë së Madhe William dhe Mbreti i Belgjikës Philippe vendosën kurora.

Memoriali në portën Menin në Ypres të Belgjikës përkujton Betejën e Passendale, e cila filloi më 31 korrik të vitit 1917. Kjo betejë njihet edhe me emrin si Beteja e Flamëve. 200 pasardhës të luftëtarëve të asaj kohe janë të ftuar në ceremoninë përkujtimore. Princi William në ceremoni tha: "Pejstarët e familjeve tona, regjimetet tona, popujt tanë – kanë sakrifikuar gjitçka për jetën, që ne sot e jetojmë. Njëqind vite më vonë, ne jemi krah për krah në kujtimin e viktimave."

Në ceremoninë qendrore, që zhvillohet të hënën (31.07) në një varrezë ushtarake pranë Ypres, do të ketë përfaqësues edhe të ish-armiqve në kohën e luftës. Gjermania përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel. Poashtu edhe Teresa May kryeministrja e Britanisë së Madhe dhe mijëra pasardhës të pjesëmarrësve në betejë, do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në varrezat ushtarake Tyne Cot në Ypres.

Gabriel:"Kurrë më"

Para nisjes për në Belgjikë ministri Gabriel tha, se Beteja Ypres është "simbol për marrëzinë e luftës". Në përkujtimin e qindra mijëra ushtarëve të vdekur "mesazhi i përbashkët duhet të jetë kurrë më". Sot më shumë se kurrë vlen shprehja: "Evropa ëshë një projekt paqeje, Evropa ëshë e ardhmja jonë, vetëm të bashkuar mundemi t'i mbrojmë interesat dhe vlerat tona…" tha Sigmar Gabriel.

Vetëm nga ushtria britanike kanë humbur jetën më shumë se 250.000 ushtarë në këtë betejë, kurse në anën gjermane 40.000 vetë ranë viktimë. Trupat britanike dhe aleatët e tyre luftuan ashpër për të pushtuar një pjesë, e cila ishte nën kontrollin e ushtarëve gjermanë. Beteja e Ypres u bë një simbol i absurditetit të luftës. Panvarësisht humbjeve të mëdha beteja përfundoi pa ndonjë arritje të rëndësishme, vijat e frontit u zhvendosën vetëm nga pak.

kle/se (afp, dpa)