1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Meka nën hijet e ebolës

Haxha ka filluar, pelegrinazhi i madh drejt Mekës. Nga perëndimi i Afrikës këtë herë janë megjithatë më të paktë myslimanët që udhëtojnë drejt vendit të shenjtë në Arabinë Saudite. Shkaku është frika nga virusi i ebolës.

Rrugët në Mekë janë plot me njerëz. Në mes të turmës edhe Elias Ismail. I riu ka udhëtuar për Haxhë nga Malajzia për në qytetin saudit. Por Ismaili nuk arrin të marrë pjesë si duhet në përjetimin fetar. Ai ka një maskë mbrojtëse mbi gojë. "Maskën e mbaj për arsye shëndetësore", thotë Ismaili për një reporter të AP. "Natyrisht kemi dëgjuar për epideminë e ebolës në vendet afrikane dhe për këtë arsye dua të mbrohem. Kam frikë nga virusi i ebolës."

Për pelegrinazhin e madh edhe këtë vit rreth tre milionë njerëz vizitojnë vendet rreth Mekës që janë të shenjta për myslimanët. Miliona njerëz në një hapësirë të ngushtë, kështu ekziston gjithnjë rreziku që sëmundjet të përhapen shpejt.

Pilgerreise nach Mekka

Pelegrinazhi drejt Mekës

Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH paralajmëron në mënyrë të veçantë nga infektimi me virusin MERS, i cili sulmon rrugët e frymëmarrjes dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Por edhe në Haxhë tani në qendër të vëvemdjes publike është ebola: një sëmundje në të cilën deri tani në Afrikën Perëndimore kanë vdekur 3000 vetë dhe që përhapet nga kontakti me lëngjet e trupit të të sëmurëve.

Mbrojtje - me ndihmën e Zotit

Deri tani në Arabinë Saudite nuk ka pasur asnjë rast me ebola, thotë Manal Mansour. Mjekja është përgjegjëse për luftimin e sëmundjeve infektive në spitalin Al-Nur në Mekë. Atje është ngritur një pavion izolimi për pacientë të mundshëm me ebola. "Ministria e Shëndetësisë përpiqet me të gjitha masat që të shmangë epideminë, me ndihmën e Perëndisë." Kjo është para së gjithash e rëndësishme gjatë pelegrinazhit të madh. Për këtë sipas Mansour, do të bashkëpunohet ngushtë me OBSH dhe klinikën tonë.

Ebola in Liberia 09.09.2014

Ebola në Liberi

Autoritetet saudite veç kësaj kanë vendosur që të mos lejojnë asnjë pelegrin nga zonat e ebolës. Ata refuzuan kërkesat për vizë të 7000 pelegrinëve nga Liberia, Sierra Leone dhe Guinea. Kjo shkaktoi shumë zemërim tek njerëzit të cilët shpesh kursejnë një jetë të tërë për të shkuar një herë në Mekë. Por protesta e tyre nuk pati efekt. Arabia Saudite refuzoi edhe propozimin e qeverisë në Sierra Leone për të kontrolluar për ebola çdo pelegrin përpara nisjes.

Mamadou Diallo donte të udhëtonte në Mekë këtë vit, pelegrinazhi i tij i parë. Por për 53-vjeçarin nga Guinea kjo ëndërr nuk do të përmbushet. "Ne madje u përpoqëm të organizonim një hyrje në vendet fqinje të Atabisë Saudite", thotë Diallo në bisedë me DW. "Por me pasaportën e Guineas kjo nuk është e mundur. Kjo gjë na mundon shumë."

Vitin tjetër në Mekë?

Këshilli Kombëtar i Myslimanëve të Liberisë përkundrazi e përshëndeti vendimin si "vullnetin e Profetit Mohamed". Në këtë mënyrë myslimanët nga e gjithë bota mbrohen nga infeksioni. Vetëm një në dhjetë liberianë është mysliman. Në Sierra Leone dhe Guinea besimit mysliman i përket shumica e popullsisë. "Ne shpresojmë që kjo sëmundje të jetë zhdukur plotësisht deri vitin e ardhshëm", thotë Diallo. "Dhe atëherë do të përgatitemi me përqendrim për pelegrinazhin. Por nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe një vit atëherë do të jetë shumë keq për ne."

Më shumë fat patën besimtarët nga Nigeria, vendi afrikan që deri tani e ka mirë nën kontroll epideminë e ebolës. 76.000 pelegrinët nigerianë mundën të udhëtonin që në shtator në Mekë. Në një zonë të ngritur enkas në aeroportin e Lagosit secili prej tyre duhej të kalonte tre kontrolle mjekësore. Vetëm pas kësaj pelegrinët mund të hypnin në avionët drejt Arabisë Saudite.