1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Megjithatë për ndërmarrjet dhe bankat është një fatmirësi që atmosfera në tregun financiar është kaq euforike"

Gjatë prezantimit të raportit të vjeshtës në Berlin instituti i studimeve ekonomike kërkoi nga qeveria e ardhshme federale një kurs të ashpër kursimi.

default

Prognoza e vjeshtës e instituteve të studimeve ekonomike

Ekspertët e ekonomisë gjermane llogarisin për vitin e ardhshëm një rritje të ekonomisë prej 1,2 për qind. Në raportin e pranverës ishte parashikuar një rënie e ekonomisë me 0,5 për qind. Numri i të papunëve për vitin e ardhshëm pritet të jetë rreth 4,1 milionë. Kjo është sot (16.10.) temë qendrore në gazetat gjermane.

Fillimisht në 'Märkische Allgemeine', e cila botohet në Potsam, lidhur me këtë lexojmë:

"Nga njëra anë parashikimet për rritjen e ekonomisë me 1,2 përqind vitin e ardhshëm janë gjithçka tjetër përveçse një hov ekonomik, pas rënies ka një ringjallje e druajtur. Sipas ekonomistëve megjithö kötö rritje numri i papunëve do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më i madh. Dhe sikur mos të mjaftonte e tërë kjo, ekspertët po përhapin një katalog me masa kursimi, të cilat mund të hasin jo vetëm në barrikadat e sindikatave dhe shoqatave sociale, por edhe të një pjese të madhe e elektoratit, që në zgjedhjet e fundit votuan për unionistët (CDU/CSU) dhe liberalët e FDP-së. Porosia, që mund të dëgjohet në negociatat për formimin e koalicionit qeveritar, është e qartë: edhe pse nuk është aq keq sa kemi menduar, nuk ka asgjë për t'u ndarë", thuhet ndër të tjera në 'Märkische Allgemeine'.

Në të njëjtën vijë është edhe komenti i gazetës 'Frankfurter Rundschau':

"A mund të themi se kriza mbaroi përfundimisht? Po t'i hedhim një vështrim tregut të financave të krijohet përshtypja se gjithçka po shkon mirë. Lajmet e mira nuk kanë të ndalur. Ndërmarrjet dhe bankat po fitojnë sërish për mrekulli. Ekspertët e ekonomisë sqarojnë se recesioni ka marrë fund dhe rrisin parashikimet e tyre për vitin e ardhshëm. A është pra gjithçka mirë, siç duket? Jo. Absolutisht nuk është mirë. Ekonomia botërore e sëmurë rëndë po mbahet me vështirësi në jetë me inxheksione. Fakti që në tregun e aksioneve po festohet në këtë mënyrë nuk mund të quhet tjetër veçse marrëzi. Megjithatë ata nuk duhet të shahen. Kjo për faktin se për ekonominë reale, për ndërmarrjet dhe bankat është një fatmirësi, që atmosfera në tregun financiar është kaq euforike", thekson 'Frankfurter Rundschau'.

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K7ae
  • Data 16.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K7ae