1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Megjithatë, ia vlente ta dëgjoje fjalën e Këhlerit"

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman është fjalimi i Presidentit gjeman Horst Këhler, i mbajtur në Berlin.

default

Presidenti Këhler duke mbajtur fjalimin nö Berlin, 24. mars

Në lidhje më këtë gazeta Frankfurter Rundschau shkruan:

"Shtrohet pyetja përse Presidenti, që gëzon reputacion në popull, pavarësisht prej shprehjes "mostra të tregjeve" reagoi kaq vonë publikisht në lidhje me procesin më të rëndësishëm në periudhën e tij në post. Po ashtu të bie në sy se në çështje vërtet të koklavitura Këhleri shprehet me fjali të përgjithshme. Ai mbron pjesëmarrjen e përkohshme të shtetit tek bankat. Po çpronësimi? Vetëm një formulim me fjali, që i shmangen thelbit në lidhje me mbrojtjen e pronës private. Po ashtu Presidenti në fjalën e tij e la të hapur çështjen se në ç`mënyrë do të financohen sistemet sociale në një botë të re pa rritje ekonomike."

Gazeta "Fränkischer Tag" vëren:

Sa i gjerë ishte spektri i temave, që preku Presidneti në fjalimin e tij, aq të vagëllyera mbetën vizionet. Këhleri nuk arriti ta përcaktonte qëllimin, të cilin duhet ta synojmë bashkarisht të gjithë gjermanët. Ndoshta ne kemi mësuar dicka më tepër për shkaqet e krizës, por në lidhje me çështje konkrete të jetës së përditshme si vendi i punës dhe e ardhmja, drejtësia dhe shancet, fjalët e Këhlerit, që thotë se "liria dhe përgjegjësia duhet të lidhen në mënyrë të vazhdueshme me njëra tjetrën", na ndihmojnë pak, pavarësisht se ç`do të thonë ato.

Gazeta Wetzlarer Neue Zeitung shprehet pozitivisht në lidhje me fjalën e Presidentit:

"Me fjalimin e tij 30 minutësh Këhleri ia arriti asaj, që kancelarja Angela Merkel nuk ia ka arritur deri tani: Të na jepte orientime. Këhleri skicoi një rrugë për daljen nga kriza pa e fshehur, që kjo rrugë do të jetë e mundimshme. Një gjë e tillë është e sinqertë dhe krijon besim. Natyrisht që një president federal e ka më të lehtë përmes postit të tij që të shtrojë kërkesa dhe të dënojë gabimet se sa një kancelare, e cila ka edhe përgjegjësinë e qeverisjes. Megjithatë, ia vlente ta dëgjoje fjalën e Këhlerit.

  • Data 25.03.2009
  • Autor PP/AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HJHZ
  • Data 25.03.2009
  • Autor PP/AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HJHZ