1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Megjithatë Europa nuk do të na i zgjidhë problemet!"

Kroatët me një shumicë të qartë të votave të tyre në referendumin e zhvilluar ditën e dielë (22.01) janë shprehur për anëtarësimin e vendit në BE.

Pamje ilustruese

Pamje ilustruese

Pas numërimit gati të të gjitha votave, rreth 66 për qind e votuesve kanë miratuar pranimin e Kroacisë në Bashkimin Europian, bëri të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor. Pjesëmarja në këtë referendum e rreth 4,5 milionë qytetarëve të thirrur për të votuar ishte vetëm 43 për qind, më e ulët se kurrë më parë në zgjedhje të rëndësishme të zhvilluara në Kroaci.

Ish-republika jugosllave do të pranohet më 1 Korrik 2013 si anëtare e 28 e Bashkimit Europian. Qeveria në Zagreb e nënshkroi marrëveshjen e pranimit në dhjetor. Kroacia aktualisht po përballet me probleme ekonomike dhe nivel të lartë të papunësisë. “Është një vendim historik ndoshta një pikë kthese në historinë tonë”, tha kryeministri Zoran Milanoviç.

Referendum me një Po të qartë

Referendum me një Po të qartë

Por megjithatë Europa nuk do të na zgjidhë problemet tona, mendon presidenti i Kroacisë, megjithatë do të kemi mundësi më të mëdha, ka shtuar ai. “Kroacia nuk do të humbasë sovranitetin apo burimet natyrore, gjithashtu nuk do të qeveriset nga BE”, është shprehur presidenti Ivo Josipoviç, i cili ndodhet këtë të hënë (23.01) për një vizitë në Tiranë i ftuar nga presidenti Bamir Topi. Të 27 vendet anëtare të BE-së duhet tani të ratifikojnë marrëveshjen e pranimit. Por ajo konsiderohet e sigurtë.

Autor: AGj/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi

Audio dhe video për temën

  • Data 23.01.2012
  • Fjalët kyç kroaci, be
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13oNk
  • Data 23.01.2012
  • Fjalët kyç kroaci, be
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13oNk