1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Megjithë marrëdhëniet e mira rivale - Kina dhe India

Kryeministri i Indisë Manmohan Sing fillon (14. janar) bisedimet në kuadër të vizitës zyrtare në Kinë. Në qendër të kësaj vizite që vazhdon deri më 15 janar janë marrëdhëniet bilaterale në sektorin e ekonomisë.

default

Presidenti kinez Hu Jin Tao dhe kryeministri indian Manmohan Singh

"Tregtia mes dy vendeve tona është shtuar në mënyrë mbresëlënëse dhe shumë më shpejt se ç'prisnim. Vitin e kaluar vëllimi i përgjithshëm e kaloi nivelin e përgjithshëm të 37 miliardë dollarëve, një rritje e madhe, vetëm në gjysmën e parë të vitit 51%." - deklaroi me kënaqësi sekretari i shtetit Shivshanker Menon.

Por India synon të eksportojë më tepër mallra konsumi dhe më pak lëndë të para për në Kinë si dhe të përmirësojë deficitin e saj në marrëdhëniet tregtare me Kinën dhe për këtë kryeministri i Indisë Manmohan Sing shoqërohet nga një delegacion i madh ekonomik. India synon të nënshkruajë me Kinën një marrëveshje për heqjen e barrierave në tregtinë rajonale.

Të rinjtë indianë të interesuar të mësojnë gjuhën kineze

Indien Deutsch lernen beim Goethe-Institut in New Delhi

Studentë në Nju-Dehli

Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike ka çuar edhe shtimin e interesit të të rinjve indianë për të mësuar gjuhën kineze. Në universitetin e Nju-Delit Xhavaharlal Nehru është shtuar numri i studentëve që studiojnë sinologji, sepse sikurse thonë dy studente "shancet për karrierë janë më të mira" apo sepse "Kina dhe India po zhvillojnë tregtinë dhe në këtë mes ne kemi shance të mira për të gjetur punë."

Ende deficite në marrëdhëniet indiano-kineze

Indiens Premier besucht China

Kryeministri i Indisë Manmohan Singh, pritet në aeroport në Beijing, 13 janar 2008

Por megjithë marrëniet e mira ekonomike apo ato zyrtare në raportet mes këtyre vendeve ka ende deficite, si p.sh. diskutimet në lidhje me kufirin, edhe pse në edhe këtë drejtim marrëdhëniet po shkojnë drejt normalizimit. Para disa javësh India dhe Kina zhvilluan një manovër të përbashkët ushtarake në territorin kinez dhe gjatë bisedimeve të nivelit të lartë do të diskutohet edhe për kooperimin në fusha të ndryshme si në luftimin e terrorizimit apo në lidhje me klimën.

Problematike mbetet për Indinë mbështetja e vazhdueshme e Kinës ndaj Pakistanit, kurse për Pekinin afrimi i Indisë me SHBA-të. Edhe pse Kina dhe India kanë mësuar tashmë si të sillen ndaj njëra-tjetrës, në zellin e tyre drejt zhvillimit ato vazhdojnë të mbeten rivale.

  • Data 12.01.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cor0
  • Data 12.01.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cor0