1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Megjithë ligjin e pronësisë problemet të shumta në terren

Odise Kote19 Gusht 2008

Pronat në bregdetin jugor shqiptar mbeten ende një rebus i pazgjidhur, duke u lënë vend keqinterpretimeve, abuzimeve dhe tjetërsimeve

https://p.dw.com/p/F0ww
Bregdeti shqiptar, një mundësi e shpejtë investimi dhe fitimi, ende në mëshirën e fatit
Bregdeti shqiptar, një mundësi e shpejtë investimi dhe fitimi, ende në mëshirën e fatitFotografi: DW

Ndonëse qeveria Berisha nxori para pak ditësh edhe një ligj për ndarjen e titujve të pronësisë duke respektuar ligjin 7501 problemet në terren janë të shumta, ndërkohë që shoqata 'Pronësi me Drejtësi' e kundërshton këtë mënyrë ndarjeje të titujve të pronësisë. Këto forma dhe pasiguria në ndarje e kanë lënë ende në mëshirën e fatit zhvillimin e rivierës shqiptare e bregdetit jugor, që shikohen si një mundësi e shpejtë investimi dhe fitimi.

Ndarja e titujve të pronësisë është shndërruar në një mollë të vërtetë sherri sidomos në bregdetin jugor shqiptar. Në Himarë e në fshatrat e bregut vijojnë ende paqartësitë e përplasjet mes pushtetit lokal e atij qëndror, midis

pronarëve të ligjshëm dhe atyre që e kanë përfituar me ligjin 7501, dhe situata në terren është krejt e trubullt.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, tha: "Pas konstatimit të plotë u verifikuan të meta të rëndësishme e mund të themi se në masën 80% ka defekte në mënyrën e administrimit të tokave dhe sot ndodhemi në kontakt të vazhdueshëm me komisionin shtetëror të kthimit e kompesimit të pronave dhe kemi bërë propozime konkrete për parlamentin, komisionin e ndarjes së tokave dhe qeverinë shqiptare"

Ndërkaq ligji 7501 kundërshtohet fort nga pronarët e ligjshëm dhe shoqata "Pronësi me Drejtësi". Kryetari kësaj shoqate Agim Toro tha: "Çështja e pronësisë si është shprehur qartë Komisioni Europian është një nga çështjet jetike e shtetit shqiptar, pa zgjidhjen e së cilës nuk mundet dot që të hyhet në Evropë. Problemi pronësisë është në një ngërç të plotë, sepse politika shqiptare nuk ka pasur vullnet për të zgjidhur këtë problem, megjithëse është 100% i zgjidhshëm dhe aksese ekonomike e sociale. Shoqata jonë ka bërë studime, ligje të plota, por këto kanë rëndë në vesh të shurdhër të qeverisë shqiptare."

Një javë më parë, po në Himarë, u organizuan edhe dy tubime të mëdha me banorë të zonave të bregdetit, kundërshtues të njëri-tjetrit. Deputeti LSI Nikollaq Nerënxi dhe deputeti Spartak Ngjela akuzuan kryebashkiakun e Himarës Vasil Bollano se po tjetërson pronat e himariotëve dhe se po abuzon rëndë me simbolet dhe përkatësitë etnike. Ndërkohë nga ana e tij kryebashkiaku Bollano, mblodhi po në Himarë organizatën e minoritetit grek Omonia, shoqatën Bregdeti dhe disa përfaqësues të fshatrave. Bollano dhe pasuesit e tij nënshkruan edhe një memorandum për ta zgjidhur çështjen e pronave me vullnetin e banorëve të zonës, me komisione të ngritura prej tyre etj. Këto forma dhe pasiguria në ndarje e kanë lënë ende në një rebus të vështirë ndarjen e pronave, aq më tepër në rivierën shqiptare e në bregdet, që shikohet si një mundësi e shpejtë investimi dhe fitimi.