1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Medvedjev paralajmëron sisteme të reja armatimi

Mosmarrëveshjet mes Rusisë dhe SHBA-së për sistemin mbrojtës raketor mund të sjellin zhvillime në Detin Balltik. Presidenti rus paralajmëron deri edhe daljen e Rusisë nga marrëveshja e çarmatimit.

Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medwedew

Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medwedew

Mospërparimi i negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së lidhur me sistemin e mbrojtjes raketore të amerikanëve, ka bërë që presidenti rus, Dmitri Medvedev të paralajmërojë mundësinë e ngritjes së sistemeve të reja të armatimit. Kjo përfshin edhe Detin Balltik dhe daljen e Rusisë nga marrëveshjet e çarmatimit.

Në perëndim dhe jug të Rusisë do të vendosen në rast nevoje, armët më moderne që kanë kapacitet të shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë, tha shefi i Kremlinit. Bëhet fjalë për stacionimin e sistemit raketor të tipit iskander në rajonin e Detit Balltik, Kaliningrad. Po qe se nuk do të ketë ujdi me Uashingtonin në këtë pikë, edhe në të ardhmen, atëherë Moska i rezervon vetes të drejtën të heqë dorë nga hapa të tjerë çarmatimi dhe kontrolli, tha Medvedev.

dpa/Arapi

Redaktoi: M. Kelmendi