1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Medvedevi nuk duhet nënvlerësuar – Presidenti rus është prej një viti në këtë post

Me 2 mars të vitit të kaluar Dmitri Medvedev u zgjodh pasardhës i Vlladimir Putinit, në postin e presidentit të Rusisë. Megjithatë presidenti nuk duhet kuptuar si marionetë e Putinit

default

Me 2 mars të vitit të kaluar Dmitri Medvedev u zgjodh pasardhës i Vlladimir Putinit, në postin e presidentit të Rusisë. Në sondazhet e fundit thuhet se vetëm pak më shumë se dhjetë përqind e qytetarëve mendojnse se Medvedevi është numri një i politikës ruse. Megjithatë, komentatori i Dojce Welles Ingo Mannteufel paralajmëron se presidenti nuk duhet kuptuar si marionetë e Putinit.


Kur Dmitri Medvedev u zgjodh para një viti në këtë post, shumëkush e trajtonte vetëm si një marionetë të Putinit. Edhe sot janë të shumtë ata, të cilët mendojnë se se kjo është vetëm një simbolikë demokratike, për faktin se Medvjedev është vetëm violina e dytë në politikën ruse, ndërsa e para njeriu më i fuqishëm - kryeministri Putin. Të këtij mendimi janë edhe shumcia e rusëve. Në sondazhet e fundit thuhet se vetëm 12 përqind prej tyre mendojnë se Medvedev ka fuqi reale politike.

Kryeministri Putin ishte ai, i cili në momentet vendimtare gjatë vitit të kaluar doli në radhë të parë, si në luftën e Gjeorgjisë, apo në krizën e furnizimit me gaz. Ndërkohë Medvedevi e ndjek me përpikmëri kursin e Putinit, ndonëse me tone shumë më liberale. Por deri tani kanë munguar hapat vendimtarë për zbatimin e liberalizmit në vepra. Në Rusi nuk ka ndryshur thuajse asgjë në vitin e kaluar, që nuk është befasuese.

Pyetja kryesore, që shtrohet që prej zgjedhjeve të kaluara, është: A thua presidenti Medvedev do të emancipohet në krahasim me Putinin?

Situata e Medvedevit në sistemin e krijuar prej Putinit nuk është e lehtë, sepse populli e shikon Putinin dhe jo Medvedevin. Elita politike ruse në politikë dhe ekonomi orientohet drejt Putinit. Udhëheqësia e shtetit, së cilës i takon edhe Medvedevi, është besnike ndaj Putinit. Nuk mund të përjashtohet madje as mundësia, që Medvedevi të mbajë të ngrohtë karrigen e presidentit, deri sa nuk kthehet Putini.

Politika ruse është në radhë të parë një politikë personale. Ndryshimet politike fillojnë me ndryshimin e personelit. Kjo ka një traditë në Rusi, të cilën e ka përdorur edhe Stalini, kur ishte në postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë. Politikën e ndryshimeve të kuadrove e ka ndjekur edhe Gorbacovi dhe Jelcini, e në vecanti Putini. Në vitet e para të presidencës së tij ai ka larguar një nga një, si në një parti shahu, njerëzit e besuar të Jelcinit duke vendosur njerëzit e tij të besueshëm. Në politikën ruse si në asnjë vend tjetër ekziston rregulli: Vetëm ai i cili ka njerëzit e vet në postet e duhura mund të fillojë të mendojë për zbatimin e politikës së vet.

Prandaj mund të thuhet se retorika liberale e Medvedevit është shumë larg përputhshmërisë me veprat për vendosjen e rregullit në Rusi. Nuk është madje e qartë as nëse kreu i shtetit do ta bëjë këtë, por edhe sikur të donte, për këtë i mungon baza e fuqisë politike.

Prandaj është interesant projekti i Medvedevit për kuadro rezervë. Në listën e presidentit thuhet se janë 1000 persona, të cilët mund të vijnë në pyetje për postet e larta të shtetit. Me këtë nuk do të arrihej vetëm qëllimi zyrtar i kontrollimit të elitës, futjes së kuadrove të reja dhe profesionalizimi. Medvedevi me këtë listë mund të mbështesë njerëz, të cilët më vonë duhet ta falënderojnë për ngritjen në karrierë dhe marrjen e posteve të rëndësishme. Në këtë lëmi Medvedevi ishte aktiv edhe javët e kaluara, sepse në postet e guvernatorëve dhe poste të tjera ka vënë njerëz të rinj, të cilët nuk u përshtaten doemos kritereve të Putinit. Është vetëm spekulim, në qoftë se tani thuhet se prej këtyre hapave do të ngrihet një politikë e re. Mirëpo do të ishte gabim, që ambicjet e presidentit Medvedev të nënvlerësohen dhe që ai të trajtohet si marionetë e Putinit. Kriza financiare dhe ekonomike do ta detyrojë atë të distancohet nga mentori i tij.

  • Data 02.03.2009
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H4FF
  • Data 02.03.2009
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H4FF