1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mediat vendimtare në zgjedhjet në Shqipëri

Në Shqipëri fushata elektorale po gjen një pasqyrim mjaft dinamik në media. Televizionet dhe gazetat, në mënyrë të veçantë informojnë mbi aktivitetin e subjekteve dhe koalicioneve në zona të ndryshme të vendit.

Televizioni në Shqipëri

Televizioni në Shqipëri

Mediat prezantojnë programet dhe synimet e subjekteve politike, si dhe organizojnë ballafaqime mes protagonistëve të mazhorancës dhe opozitës. Nëpërmjet medias elektronike, ato transmetojnë gjatë gjithë ditës mesazhe dhe spote promocionale, për të sensbilizuar qytetarët me të drejtë vote.

Për prof. Bashkim Gjergji, në Departametin e gazetarisë në Universitetin e Tiranës, subjektet politike duken të ndërgjegjësuara se bashkëpunimi mediatik është përcaktues, për komunikimin me elektoratin. Ndjeshmëria për të bashkëpunuar është e dyanshme, sipas tij. Edhe gazetarët janë në çdo hap të fushatës elektorale, duke e mbajtur si top temë atë. Ai konsideron si një element pozitiv të këtij mbulimi, fokusimin tek aspekte të veçanta të programeve elektorale, që kanë lidhje me përditshmërinë e qytetarëve. "Sot, më tepër se sa platforma të përgjithshme, dëgjojmë ballafaqime për çështje të caktuara të jetës shoqërore. Debati mediatik fokusohet në probleme të tilla si arsimi, shëndetësia, ushtria, pensionet etj. etj."

Për prof Gjergjin, krijohet përshtypja se fushata elektorale në terren është më e zbehtë, ndërkohë që në hapësirat e medias është më e fuqishme. "Ka një tendencë, që tensionin politik ta sjellin në po ato nota në hapësirat mediatike. Në këtë kuadër vë re, se nuk ka kujdes për përdorimin e gjuhës. Ka shpesh herë portretizime të gabuara, tendecioze ndaj kandidatëve, sipas linjave editoriale dhe preferencave personale të gazetarëve".

Gazeta

Gazeta

Prof. Bashkim Gjergji në Departamentin e gazetarisë në Universitetin e Tiranës, thotë për DW, se kanalet televizive mbeten më atraktivet për publikun. Ashtu siç ndodh dhe në vende të tjera të botës. Hapur vihet re një lloj një anësie e këtyre stacioneve televizive, të cilën ai e përshkruan si të diferencuar në redaksi të ndryshme. "Në kanalet televizive ku standartet vazhdojnë të jenë të qënësishme, të rëndësishme për gazetarët që punojnë aty, kjo lloj anësie duket më e zbehtë. Në redaksi të tjera ku potencialet gazetareske nuk mungojnë, por ka varësi të hapur politike, shkelen balancat dhe standartet profesionale".

Prof. Gjergji vlerëson si faktor pozitiv në përmirësimin e performancës së gazetarëve kualfikimet dhe trajnimet, që zhvillohen për mënyrën e mbulimit të proceseve zgjedhore. Gjithashtu rol pozitiv ka dhe ndryshimi i mentalitetit të politikanëve vendorë në raportet me median, si dhe dhe eksperienca e vendeve të tjera të zhvilluara.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama


  • Data 09.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I6Ek
  • Data 09.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I6Ek