1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mediat: Gjermania do tё ketё njё satelit spiunazhi tё vetin

"Pёrgjimi mes miqve - kjo nuk shkon", u shpreh kancelarja, kur doli nё pah qё shёrbimet sekrete tё SHBA-sё ishin interesuar edhe pёr celularin e saj. Tani RFGJ-ja do qё tё pajiset edhe vetë mё mirё pёr spiunazhin.

Teknikё tё sipёrmarrjes sё Bremenit OHB mund tё prodhojnё satelitё - nё fotografi nga arkivi i sipёrmarrjes, qё tregon njё punonjёs duke instaluar njё transportues hapёsinor.

Sipas njoftimit tё gazetave, Gjermania do tё ketё njё sistem tё vetin spiunazhi nё hapёsirё pёr Shёrbimin Federal Informativ (BND). Kёtё muaj mund tё jepet mandati pёr ndёrtimin e tre satelitёve, njoftojnё gazetat e Rrjetit Redaksia Gjermani duke iu referuar qarqeve tё sigurisё nё Berlin. Grupi i Besimit nё komisionin parlamentar pёr buxhetin nё Bundestag ka vёnё pёr kёtё 400 milionё Euro nё dispozicion. Vëllimi i pёrgjithshёm financiar nuk ёshtё bёrё i ditur.

Njё sistem me emrin "Georg"

Shёrbimi Federal Informativ duhet tё jetё nё gjendje "tё marrё shpejt dhe nё mёnyrё tё mёvetësishme informacione, pёr tё vlerёsuar shpejt dhe në mënyrë të pavarur gjendjen", thuhet nё njё dokument nga kancelaria, tё cilin e kanё nё dorё edhe gazetat. Airbus dhe koncerni Hapёsinor i Bremenit OHB ndёrkohё kanё bёrё ofertёn pёr sistemin "Georg" tё planifikuar pёr BND-nё. Nё Berlin spekulohet edhe pёr njё ofertё tё mundshme tё koncernit izraelit tё armatimeve IAI, i cili ndёr tё tjera prodhon edhe dronin  "Heron".

Nuk ёshtё e mjaftueshme, qё tё blihet material fotografik nё tregun komercial ose tё pyeten partnerёt, argumentohet nё kёtё dokument. Grupi parlamentar i partisё "E Majta" ёshtё pozicionuar duke i refuzuar kёto plane. "Bundeswehr-i disponon ndёrkohё njё sistem pёrkatёs, qё ndoshta mund tё optimalizohet", i tha redaksisё sё rrjetit tё gazetave André Hahn, nёnkryetar i grupit tё Bundestagut pёr kontrollin e shёrbimeve sekrete. Sipas kёtyre njoftimeve edhe sistemi i Bundeswehr-it do tё ndёrtohet nga OHB.