1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Media në Serbi: Shteti blen raportim oborrtarësh

Publikohet një studim i detajuar mbi gjendjen e mediave në Serbi. Sipërmarrës të afërt me qeverinë kontrollojnë mediat, tenderat jepen tek mediat e afërta me qeverinë.

Tregu i mediave në Serbi është shumë i përqëndruar dhe krerët shtetërore nën presidentin Vuçiç ushtrojnë një ndikim të konsiderueshëm në raportimin mediatik - si klientë reklamash. Ky fakt nuk  ka ndryshuar megjithë privatizimin e viteve të fundit. Përkundrazi në disa rajone janë ngritur struktura të llojit monopolist, në të cilat firma të afërta me qeverinë kontrollojnë mediat.

SKëto janë konluzionet studimit në kuadër të projektit botëror "Media Ownership Monitor" të "Reporterëve pa kufij" dhe "Balkan Investigative Reporting Network", BIRN, i cili u prezantua të mërkurën në Beograd, (21. qershor). Vendet pjesëmarrëse janë nga Gana, Brazili tek Serbia, Ukraina, Turqia. Pakistani, Maroku, Kolumbia, Kambodxhia e Tunizia.

Kreu i shtetit Vuçiç shan gazetarët

Nafia Hasanova, drejtuese e projektit të "Reporterëve pa kufij" në Serbi, thotë se "Media Ownership Monitor tregoi se sa fort presidenti Vuçiç dhe sipërmarrës të afërt me të e kontrollojnë raportimin mediatik. Që një kryetar shteti të shajë gazetarët investigativë si gënjeshtarë që duan të rrëzojnë qeverinë me ndihmën e parave të BE është e papërfytyrueshme. Nuk na habit fakti, që BE nuk i ka dhënë Serbisë nota të mira për lirinë e mendimit në raportin e fundit të progresit."

Reporter ohne Grenzen - Nafisa Hasanova (Reporter ohne Grenzen e.V.)

Nafisa Hasanova

Për pak më shumë se shtatë milionë banorë në Serbi, në regjistrin serb të sipërmarrjeve janë regjistruar 1.600 media. Dy televizionet publike, RTS dhe RTV financohen gati plotësisht nga buxheti shtetëror dhe konkurrojnë me media të tjera për të ardhurat nga reklamat që kanë rënë dukshëm që pas krizës së vitit 2009. Për shkak të mungesës së fondeve, shteti luan rol të madh në tregun mediatik duke pasur mundësi të ndikojnë raportimin. Mungojnë kriteret transparente e të qarta për shpërndarjen e parave publike, po ashtu tenderat jepen shpesh në mënyrë arbitrare dhe gati gjithmonë tek mediat e afërta me qeverinë, vëren studimi.

 

 

"Media Ownership Monitor", "Reporterë pa Kufij", BIRN