Lojërat Olimpike të Dimrit deri tani u kanë sjellë disa medalje gjermanëve
Sachenbacher-Stehle dhe Claudia Nystad
Skiatoret gjermane Evi Sachenbacher-Stehle dhe Claudia Nystad kanë fituar në Lojërat Olimpike në Vankuver të Kanadasë medaljen e artë. Në të ashtuquajturin kërcim me ski si ekip dysh, ato fituan para ekipit nga Suedia dhe Rusia. Dyshja e skiatorëve gjermanë Axel Teichmann dhe Tim Tscharnke në garën sprint për meshkuj fituan medaljen e argjendtë, ku vendin e parë e zunë norvegjezët dhe në vend të tretë dolën rusët. Në garën katërshe të kërcimit me ski ekipi gjerman i përbërë nga Neumayer, Wank, Schmitt dhe Uhrmann fitoi medaljen e argjendtë, pas fituesve Austrisë dhe Norvegjisë.
Autor: dpa/ Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Auron Dodi