1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Medalje e artë në Kampionatin Evropian për notaret gjermane

10 Gusht 2010

Notaret gjermane kanë fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Notit në Hungari në stafetën 4x100 metra në stilin e lirë.

https://p.dw.com/p/Ogfd
Daniela Schreiber
Daniela SchreiberFotografi: AP

Daniela Samulski, Silke Lippok, Lisa Vitting dhe Daniela Schreiber lanë pas në garën e Budapestit, Britaninë e Madhe dhe Suedinë.

Silke Lippok pas fitores tha: "Pra nuk kishte si të shkonte më mirë. Ishte tepër zbavitëse, mendoj se nesër për stilin krol 100 metra kjo fitore ishte një shenjë e mirë. Dy herë kampioni i botës, Paul Biedermann fitoi medaljen e argjendtë në garën 400 metra në stilin e lirë.(LA/ aca)