1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Me të gjithë fuqinë kundër ekstremizmit të djathtë

Atentate me zjarrvënie kundër strehimeve të refugjatëve, dhunë, sulme plot urrejtje në internet - në disa vepra penale me motive raciste ka rritje, deri në masën 200 përqind. Organet e drejtësisë duan të veprojnë.

Detuschland Ministertreffen gegen extremistische Gewalt in Berlin

Takim ministror kundër dhunës me motivim racist në Gjermani

Timo Reinfrank është i alarmuar. "Që prej ekzistencës së Republikës Federale Gjermane nuk ka pasur një denduri kaq të madhe sulmesh ndaj refugjatëve në Gjermani", konstaton drejtori ekzekutiv i Fondacionit Amadeu Antonio. Në bazë të një kronike që kanë hartuar ky fondacion i drejtuar kundër ekstremizmit të djathtë dhe organizata Pro Asyl, në vitin 2015 u numëruan 1.239 sulme kundër refugjatëve dhe strehimeve të tyre. Kjo shifër është pesë herë më e lartë se një vit më parë. Dhuna vazhdon pa ndërprerje, tha Reinfrank. Këtë vit janë ndërmarrë 289 sulme kundër strehimeve të refugjatëve. Midis tyre 50 raste të zjarrvënies dhe 74 sulme nga doras, me një numër të madh të plagosurish.

Timo Reinfrank: denduri e madhe sulmesh ndaj refugjatëve

Timo Reinfrank: shumë sulme ndaj refugjatëve

Nevoja për të vepruar është urgjente, këtë ndërkohë e pranon edhe drejtësia. Gjermania përjeton një valë dhune të motivuar politikisht, që kërcënon paqen e brendshme të shoqërisë, konstaton ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Heiko Maas. "Ky është turp", tha ai pas një mbledhjeje me kolegët e tij nga landet federale në Berlin. "Shteti juridik dhe drejtësia duhet të japin përgjigje konsekuente dhe të ashpra". "Kjo është tepër e nevojshme", tha Maas.

Drejtori të posaçme dhe shpërblime për kallëzime

Se ç'pamje do të kenë këto përgjigje, kjo mund të mësohet në deklaratën përfundimtare të ministrave, e cila u miratua njëzëri në Berlin. "Rrallë kam përjetuar një përputhje të tillë mendimesh", tha senatori i drejtësisë i Berlinit, Thomas Heilmann. Kështu do të ngrihen më shumë drejtori të specializuara për vepra të dhunshme të ekstremizmit të djathtë, edhe nëse për to duhet të punësohen njerëz të rinj. U rekomandua edhe shtimi i shpërblimeve për hetimin e dorasve në raste zjarrvëniesh dhe një zbatim më konsekuent i heqjeve të lirisë të shpallura.

Veç kësaj, landet do të bashkëpunojnë në të ardhmen me njëra-tjetrën dhe me Prokurorin Federal të Gjermanisë dhe do të shkëmbejnë para së gjithash më shumë informacion me strukturat e policisë. Prioritet kryesor ministrat kanë sqarimin e zjarrvënieve. Ato bëjnë pjesë në veprat më të rënda penale, tha Maas.

Nevojë për përparime ka në regjistrimin statistikor dhe në kategorizimin e veprave penale ekstremiste. "Ne duhet ta dimë se cilat janë veprat penale dhe sa të tilla ka, në cilat raste konstatohen dhe dënohen dorasit, për të nxjerrë nga kjo përfundimet e duhura", deklaron Maas dhe premton përmirësime në sektorin e IT. Shpesh, sistemet me të cilat punojnë autoritetet nuk janë të unifikuara, gjë që e vështirëson shkëmbimin e të dhënave.

Kundër urrejtjes në internet

Heiko Maas, ministri gjerman i Drejtësisë për masa të ashpra

Heiko Maas, ministri gjerman i Drejtësisë për masa të ashpra

Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet luftimit të kriminalitetit të urrejtjes në internet, që është shtuar. Ai paraqet shpesh një parashkallë për akte ekstremiste të dhunshme të djathta. Por ndjekja penale e dorasve nuk është aq e lehtë. Angela Kolb-Janssen, ministre e Drejtësisë e Saksoni-Anhaltit flet për "sfida të reja". Dorasit përdorin softuerë anonimizuese, për t'u maskuar. Kjo e bën thuajse të pamundur konstatimin e autorit të një shprehjeje me urrejtje. Ministrat e Drejtësisë të landeve gjermane, veç kësaj këmbëngulin që ofruesit e shërbimit të internetit t'i dokumentojnë me detyrim postimet. Përpara se të shuhen postime të kundraligjshme ose që përbëjnë vepra penale, duhet të fiksohet se ato kanë ekzistuar, u tha.

Përsa i përket qarkullimit në internet të propagandës ekstremiste të djathtë, ministrat e Drejtësisë thanë se luftimi i saj është edhe detyrë e shoqërisë civile. "Represioni nuk është gjithçka", u shpreh senatori i Drejtësisë i Berlinit, Heilmann. "Duhet vepruar edhe më tej me ashpërsi kundër kësaj propagande, por do të kemi nevojë edhe për angazhimin e shoqërisë civile dhe për strategjitë e luftimit të shoqërisë civile".